Draft-statuti i Asociacionit “trazoi” zhvillimet politike, Driton Tali “godet” opozitën – ka këtë porosi për Kurtin!

Politika

Draft-statuti i Asociacionit “trazoi” zhvillimet politike, Driton Tali “godet” opozitën – ka këtë porosi për Kurtin!

Nga: M.Haziri Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 14:56
Driton Tali

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draftin e plotë të Bashkimit Evropian për Asociacionin, në versionin origjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë, ndërsa ka shtuar se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai u shpreh se ka lexuar aq sa ka mundur draft-statutin e publikuar dhe sipas tij ai jepte kompetenca ekzekutive që është i papranueshëm.

Mirëpo sa i përket disa kritikave që janë bërë Tali thotë që pashë tendencën e “larjes së mëkateve të tyre” nga e kaluara.

“E lexova për aq sa munda draft-statutin e publikuar nga z Ramadani. Për aq sa e kuptova ishte një draft-statut që Asociacionit i jepte kompetneca ekzekutive d.m.th., për mua është i papranueshëm. Sepse, sipas meje, Asociacioni (me çfardo statuti) nga definicioni është "dorë e shtrirë e Serbisë në Kosovë", dhe ky draft-statut goxha i kishte dhënë "shtrirje dorës së Serbisë në Kosovë".

Sa i përket kritikave nga Opozita dhe analistëve të ndryshëm, ato që i lexova, ndonëse kishin argumente por shumë nga ato pashë tendencën e "larjes së mëkateve të tyre" nga e kaluara. Disa nga protagonistët e Asociacionit të 2013 realisht të 2015, ishin edhe tragji-komikë ka tentonin që "Asociacion e tyre" (pra të z Thaçi dhe z. Mustafa) ta paraqitnin si të mirë e këtë draft-statut si katastrofal.

I lexova edhe disa kritika nga disa idnividë që janë kundërshtarë të z Kurti, për arsyeja të ndryshime, por pa marrë parasysh disponimin e tyre ndaj z Kurti kritikën ndaj draft-statutit e kishin me vend”, u shpreh ai.

Më tej, Tali thotë që ata të cilët kërkuan zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit tashmë nuk mund të flasin për këtë draft të Asociacionin pasi edhe atë e kanë hartuar aleatët tanë.

Megjithatë, sipas mendimin tim, të gjithë ata që patën marrë yrish që "Marrëveshja e Ohrit" të pranohet, pa marrë parasysh kritikat e argumentuara, për mua janë hipokritë, sepse nuk mundesh me apelu që "Marrëveshja e Ohrit" të pranohet, me argumentin që "të mos prishen marrëdhëniet me aleatët tanë" dhe tashti ta kritikosh draft-statutin e aleatëve tanë, për faktin se ky draft-statut është hartuar nga aleatët tanë”, thekson ai.

Në fund, Tali shpreson që Kurti të ketë strategjinë dalëse që të mos përfundoj si Haradinaj në demarkacion.

Sidoqoftë, unë jam i bindur se kjo saga e Asociacionit do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë jo për shkak të Kosovës por për shkak të Serbisë, e cila pret që Putini të triumfojë në Ukrainë dhe Briks'i të përforcohet me çka do të dobësohej Perendimi si shpresë e rikthimit të hegjemonizëm serb në Ballkan.

Sa i përket palës kosovare, të shohin se me çfar strategjie z Kurti dhe ekipi i tij do të përballën me këtë situatën e krijuar.

Dua të besoj se z Kurti e ka strategjinë dalëse për ndryshe do të përfundojë si z Haradinaj me demarkacion”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat