“Taktika e re e serbëve”/ ”Alarmon” analisti: Jo vetëm kishat, por edhe këto objekte po përdoren për strehim nga serbët

Politika

“Taktika e re e serbëve”/ ”Alarmon” analisti: Jo vetëm kishat, por edhe këto objekte po përdoren për strehim nga serbët

Nga: A.SH Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 22:59
Foto nga sulmi i terroristëve serbë në Banjskë

Kosova vazhdon të mbetet e kërcënuar nga Serbia.

Për këtë janë mbedhur edhe Ministrat e Jashtëm të NATO-s, të cilët kanë diskutuar për tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ritheksoi në prag të fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm se aleanca do të shqyrtojë shtimin e pranisë afatgjatë në rajon.

Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, tha sekretari Stoltenberg.

Analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim prë “Bota sot” ka thënë se në gjithë këtë situatë të rrezikshme rol të rëndësishëm po luajnë kishat serbe në Kosovë.

Sipas tij, kisha po përgatit popullin serb për luftë në Kosovë.

“Roli i Kishës Ortodokse Serbe, në ndikimin e politikës zyrtare të Serbisë është shumë i madh. Kisha Serbe moti e ka lënë rrugën e predikimit fetar. Ndikimi i saj në shpëthimin e luftës në ish-Jugosllavi, ishte i madh, si frymëzuese shpirtërore, gjoja për padrejtësitë historike që po bëhëshin popullit serb. Kisha u vu me të madhe në shërbim të shovenizmit serbomadh në rajon, e më së shumti kundër shqiptarëve.

Kjo temë u aktualizua me ngjarjet në Cetinje, që ishte provokim i rëndë i priftërinjëve serbë ndaj pushtetit në Mal të Zi . Roli destruktiv dhe i lënies të rrugës së Zotit, u shpërfaq edhe këtyre ditëve në opinion se kjo kisha po përgatit pushtetin dhe popullin serb në luftë kundër Kosovës. Nuk është e rastësishme Kisha në Banjskë, ku gjetën strehim terroristët e Millan Radojqiqit, në aktin e shëmtuar për zhbërjen e shtetit të Kosovës”, thotë ai.

Më tej, ai shton se jo vetëm që po përdoren kishat por po përdoren edhe spitalet si mburojë dhe qendrat ndryshme të mjekësive familjare.

Nga ekspertët ushtarakë dhe nga të tjerët doli dyshimi mbi bazat e veprimtarisë të deritashme të kishës, së ato janë bërë depo të armatimit.

“Edhe pse priftrinjët serbë e përgënjeshtruan këtë mundësi, megjithatë duke u bazuar në thirrjet e tyre për luftë në rajon dhe në Kosovë, gjoja për të shpëtuar popullin e presektuar serb, flasin për implikimin e kishës serbe, për të ngjallur kohën e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Pos kishave, grupet terroriste të armatosuara po përdorin duket për strehim dhe si mburojë edhe spitalet dhe qendrat e ndryshme të mjekësive familjare. Sigurisht se edhe grupi terrorist i Vuqiqit dhe Radojqiqit po përdorin një taktikë të tillë”, deklaron ai.

Në fund, Serbia më ndihmën e Rusisë përmes Kishës Ortodokse Serbe, po nxitë propagandë të ndytë të një lufte të mundshme në vitin 2024 në rajon dhe në Kosovë.

“Edhe deklarimet e fundit që erdhën nga qarqet e ndryshme politike dhe ushtarake ndërkombëtare, flasin në përgatitjen e Serbisë për luftë. Në krah të Rusisë të Putinit dhe Serbisë të Vuqiqit është edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila po nxitë propagandë të ndytë të një lufte të mundshme në vitin 2024 në rajon dhe në Kosovë. Aktiviteti kishtar nuk pushoi deri në ditët tona, gjithnjë me bekimin e Rusisë e më të zëshmit ishin Pavle, Irinej etj. Edhe Millosheviq ishte mbështetur në platformën kishtare serbe”, përfundoi ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat