Vuҫiq përmendi “ҫ’ njohjet”, po njohje a pati?/ Analistët tregojnë se si duhet të veprojë Kosova ndaj Serbisë!

Politika

Vuҫiq përmendi “ҫ’ njohjet”, po njohje a pati?/ Analistët tregojnë se si duhet të veprojë Kosova ndaj Serbisë!

Hava Orana Gjukolli Nga Hava Orana Gjukolli Më 1 dhjetor 2023 Në ora: 14:17
Flamujt e Kosovës dhe Izraelit të vendosur pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaroi një ditë më parë se gjatë viteve që partia e tij ndodhet në pushtet, falë politikës së tij të jashtme ka hequr 28 njohje të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, këtë e ka mohuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës që ka thënë se nuk është tërhequr asnjë njohje e vetme.  

Megjithatë, nëse nuk është hequr asnjë njohje, në anën tjetër nuk ka ardhur asnjë njohje e re nga viti 2021.

Njohja e fundit që ka marrë Kosova ka qenë nga shteti i Izraelit, më 1 shkurt, 2021. Kjo njohje ka qenë pjesë e një marrëveshjeje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

A është pikërisht Serbia fajtore për faktin se Kosova nuk mori asnjë njohje që nga viti 2021? 

Lidhur me këtë çështje kanë folur njohësit e çështjeve politike.

Kështu, analisti Skender Mulliqi thotë se, të gjitha deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiqit, tash më shumë kanë karakter të fushatës elektorale që po zhvillohet për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. Sipas tij, Vuҫiqi këtë deklarim se gjatë mandatit të tij 10 vjeçar në pushtet, kanë ndodhë 28 ҫ’ njohje të shtetit të Kosovës, është manipulim i radhës për opinionin e gjerë në Serbi, pas dështimeve të mëdha që ai i ka pasur. 

Mulliqi: Në kohën kur ka qenë PDK-ja në pushtet, dhe ministër i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, është folur për disa "ҫ’ njohje" me lobimin e Serbisë 

Image
Skender Mulliqi

“Është rrenë e pastër e Vuҫiqit kjo shifër aq e madhe për ҫ’ njohje, e më parë Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiqi flet për një shifër tjetër të ҫ’ njohjeve, që edhe kjo nuk përkon më të vërtëten, por është propagandë serbe, që të ndikojë në disa shtete jo shumë demokratike të botës që ta tërheqin njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Në esencë ҫ’ njohja nuk është proces aq i lehtë, por kjo po përdorët nga Serbia si instrument për të shantazhuar dhe dëmtuar sa më shumë shtetin e Kosovës. Zaten në kohën kur ka qenë PDK-ja në pushtet, dhe ministër i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, është folur për disa ҫ’ njohje me lobimin e Serbisë, por që ne fakt kurrë nuk janë elebaruar shumë në opinion si të tilla”, thotë ai.  

Sipas Hoxhajt, Serbia, me vite, ka qenë e angazhuar në fushatë për ç’ njohjen e Kosovës. 

“Me Marrëveshjen e Uashingtonit, Serbia mori përsipër të ndalonte fushatën ndaj Kosovës, që ajo mos të pengohet të pranohet në organizma relevent ndërkombëtar. Se lobimi i Serbisë në këtë drejtim nuk është gjë e re e kishte bërë edhe më parë, Ministri i Jashtëm serb, Daçiq, i cili kishte thënë, se qëllimi i Serbisë është që numri i vendeve që e njohin Kosovën, të bjerë nën gjysmën e anëtarëve të OKB-së. Por, Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës, duke e demantuar Daҫiqin, kishte thënë se ka në listë 117 shtete, që e kanë njohur Kosovën. Me konventat ndërkombëtare thuhet së tërheqja e njohjes së pavarësisë së një vendi, ka kuptim vetëm në rast kur kanë ndryshuar rrethanat që nga njohja e shtetit përkatës, nëse ai bashkohet më një shtet tjetër”, vlerëson Mulliqi.  

Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 konstatoi se shpallja e pavarësisë të Kosovës, nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Për këtë arsye edhe deklarata e fundit e Vuҫiqit, ka për qëllim delegjitimimin e shtetit të Kosovës, para vendeve që ai pretendon ta ҫ’ njohin herëdokur. 

“Në anën tjetër nuk ka ardhur asnjë njohje e re, që është dobësi e ministrive përkatëse që pas shpalljes të pavarësisë më 2008. Që nga kjo datë madhore, nuk patëm ministër sa duhet të angazhuar e as ambasador të hairit, madje dihet se i patëm edhe disa afera në disa ambasada, të cilët kanë ndikuar keq. Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka trashëguar një gjendje jo të mirë, në këtë dikaster edhe kur bëhet fjalë, për njohje të reja. Diçka që ishte pengesë në njohje  më duket mua është fakti që ende 5 vendet e BE-së, nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës, e këtu me duket mua nuk bënë shumë punë lobimi ynë. Dukej shumë afër që Greqia ta bënë këtë, por rrethanat e krijuara të gjendjes eskaluese në veri, me fajin e Serbisë, kanë ndikuar në këtë proces”, vlerëson ai. 

Mulliqi thotë se, ministrja Gërvalla përgënjeshtroj Vuҫiqin në deklaratën e tij për 28 vende dhe më duket së mirë është duke punuar në këto  rrethana të reja të krijuara pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe në Izrael dhe kërcënimeve permanente që po i bëhen Kosovës nga Rusia dhe Serbia për ndarje të veriu me luftë. 

‘Pamë paraqitje të mira të saj në OKB etj, por që natyrisht nevojitet angazhim shtesë që të lobohet për njohje të reja. Në këtë fushatë elektorale Vuҫiqi, është duke kërcënuar hapur që më luftë të rrumbullakosin synimin për Serbi të Madhe. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shpreh se pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve, nuk do ta firmosë marrëveshjen për njohjen e Kosovës dhe se populli serb duhet të përgatitet për pasoja të mëdha.

Dhe, sigurisht se ka paralajmërime Vuҫiqi nga BE-ja, por më shumë nga NATO, se nuk do të ketë asnjë tolerancë luftënxitëse në rajon, siҫ po flitet së mund të ndodhë në vitin 2024, nga Rusia dhe Serbia”, thekson analisti për ‘Bota sot’. 

Mehmeti: Propaganda e Serbisë në disa raste ka pasur suksese 

Image
Faton Mehmeti

Ndërkaq, analisti Faton Mehmeti thotë se, më tepër fajtorë për këtë gjë janë BE-ja se sa Serbia, për faktin se ka toleruar Serbinë të shkel marrëveshjet paraprake në të cilat ajo zotohej se s’do të lobonte kundër njohjeve. 

“Deklarata në fjalë e Vuçiqit do të mjaftonte që Serbia të sanksionohej për shkelje të marrëveshjeve, mirëpo BE ka heshtur, ndaj edhe Serbia ka vazhduar avazin e saj. PROPAGANDA e Serbisë në disa raste ka pasur suksese edhe pse jo në masën siç potencohet, numri prej 28 është më tepër luftë psikologjike se sa diçka tjetër. Mendoj se Kosova duhet të thërras mbledhje të KS për shkelje të marrëveshjeve nga Serbia, si dhe të dërgoj letër proteste tek BE për heshtjen e saj karshi Serbisë”, vlerëson Mehmeti. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat