Vuçiq lëvizi ushtrinë rreth kufirit me Kosovën, ja si reagon analisti amerikan - hedh dyshime të forta për sulmin në Banjskë

Politika

Vuçiq lëvizi ushtrinë rreth kufirit me Kosovën, ja si reagon analisti amerikan - hedh dyshime të forta për sulmin në Banjskë

Nga: A.Zh Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 13:01
Aleksandar Vuçiq

David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Kosovës, ishte rikujtim ndaj të gjthë të përfshirëve për rrezikun në çështjen “e pagjidhur” të Kosovës.

Ai ka deklaruar se ky incident, mund të përshkallëzoj në diçka më të keqe.

“Këto zhvillime bien në ritmin e tensionit dhe armiqësisë që shënojnë kontestin e vazhdueshëm për statusin e Kosovës. 2023 nuk e pa atë lloj dhune që ndodhi në vitin 2004, për shembull, por incidenti i Banjskës i kujtoi të gjithë të përfshirëve rrezikun e natyrshëm në këtë çështje të pazgjidhur. Lëvizja e trupave serbe në kufi ishte sa për politikën e brendshme serbe, aq edhe për situatën e sigurisë, por megjithatë ishte një ngjarje që mund të kishte përshkallëzuar në diçka më të keqe”, është shprehur eksperti amerikan për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova ka prova që përfshijnë ushtrinë serbe në këtë sulm. Ndaj dhe ka kërkuar hetim të dizajnuar për të zbuluar qëllimet e atij “provokimi”.

“Pyetjet mbeten se cili ishte pikërisht qëllimi i atij provokimi. Provat e prodhuara nga Kosova sugjerojnë fuqishëm se elementë në ushtrinë ose forcat e sigurisë së Serbisë ishin të përfshira, por ende është e paqartë nëse presidenti Vuçiq e dinte paraprakisht për këtë. Largimi i Aleksandar Vulinit nga qeveria menjëherë pas Banjskës mund të lidhet me ngjarjen – por unë mund të spekuloj vetëm për këtë pikë. Duhet të ketë një hetim të dizajnuar për të zbuluar saktësisht se çfarë kishin në mendje autorët e asaj aventure – kapjen e armatosur të veriut të Kosovës? Shkallëzim në luftë mes Serbisë dhe Kosovës? Diçka tjetër?”, ka deklaruar David Kanin.

Ndërsa, i pyetur për akumulimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, ai ka theksuar se “dislokimet ushtarake serbe pranë kufirit ka të ngjarë të mos përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm për luftime të reja”.

“Se si kjo lëvizje përshtatet me gjithçka tjetër që po ndodh lidhur me mosmarrëveshjen e statusit të Kosovës, varet nga shumë pjesë lëvizëse në rajon dhe gjetkë”, ka shtuar analisti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat