“Shqiptarët nuk e votojnë atë që merr mirënjohje nga Vuçiqi”/ Vjen “goditja” për Arifin pasi akuzoi Kurtin për përçarje në Luginë

Politika

“Shqiptarët nuk e votojnë atë që merr mirënjohje nga Vuçiqi”/ Vjen “goditja” për Arifin pasi akuzoi Kurtin për përçarje në Luginë

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 20 dhjetor 2023 Në ora: 09:35
Albin Kurti dhe Shqipërim Arifi, foto-ilustrim

Shqiptarët në Luginë kanë garuar me dy lista të ndara në zgjedhjet parlamentare serbe.

Shaip Kamberi do të jetë përsëri deputet në këtë parlament.

Por, pas fitores së tij, në Preshevë, ka pasur reagime të shumta.

Shqiprim Arifi ka qenë shumë i zëshëm, madje ai ka fajësuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjoja për pjesëmarrjen e ulët të votuesve shqiptarë në Luginë.

“Javë më herët, kemi paralajmëruar se shqiptarët në Luginë do të bojkotojnë këto zgjedhje, gjë e cila ka ndodhur. Kjo, si pasojë e përfshirjes së kryeministrit Kurti, i cili ka përçarë spektrin politik shqiptarë në Luginë në dy lista për garën në zgjedhjet parlamentare”, thuhet në deklaratën tij.

Mehmeti: Qytetarët e Preshevës e kanë pa fytyrën e vërtetë të Shqiprim Arifit.

Analisti Faton Mehmeti, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se akuzat e Arifit ndaj Kurtit nuk qëndrojnë.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, këto kritika janë tentativë për ta arsyetuar dështimin e tij.

“Shqiprim Arifi është i frikësuar se Albini ia ka nxjerr fytyrën e vërtetë, gjë që edhe ndodhi. Kështu që akuzat ndaj Kurtit nuk qëndrojnë, janë shfryrje mllefi me të vërtetën të cilën s’po arrin dot ta mund. Shqiptarët në Luginë nuk janë të përçarë, ata janë unik, mirëpo nuk e votojnë atë që merr mirënjohje nga Vuçiqi. Patriotët janë me Kurtin dhe Shaip Kamberin, ata pak që janë infektuar nga Vuçiqi e mbështesin Arifin, fatmirësisht janë të paktë.

Kritikat janë të paqëndrueshme dhe tentativë për të arsyetuar dështimin e tij. Mirëpo, qytetarët e Preshevës e kanë pa fytyrën e vërtetë të Shqiprim Arifit.

Hasani: Lugina fokusin të drejtoi ndaj Beogradit, e jo ndaj Prishtinës e Tiranës zyrtare

Image
Refik Hasani

Profesori nga Presheva, Refik Hasani, ka thënë se deklarata e Arfit është e pamatur, sepse sipas tij, vet Arifi asnjëherë nuk i ka adresuar problemet te Aleksandër Vuçiq, e të cilat janë shumë.

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit nuk mund të quhet assesi se kanë bojkotuar këto zgjedhje, por që pjesëmarrja ishte e vogël, pasi më pak se dy vjet janë mbajtur zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Lidhur me pyetjen, të Kryetarit aktual të Preshevës, nuk isha lëshuar fare, në deklarata të pamatura.

Kryetari aktual i Preshevës, asnjëherë nuk është dëgjuar në adresimin e diskriminimit në adresë të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq sikur ndaj Kryeministrit Albin Kurtit, kështu energjinë dhe fokusin të orienton në jetësimin e Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, në mbrojtje të sakrificës së UÇPMB-ës, në kthimin e Lapidarit të UÇPMB-ës, në ndaljen e diskriminimit dhe pastrimit etnik-pasivizimin, zhvendosjen dhe dëbimin, dhe diskriminimin në përdorimin e gjuhës shqipe, të simbolit kombëtar, në investime e përfaqësime, që ka prekur kufinjtë e segregacionit, racizmit dhe aparteidit”, thotë ai.

Derisa, për Kurtin, Hasani thotë se ka ndryshuar kursin politik ndaj Luginës, së pari duke ndarë mjete për Luginën, pastaj duke biseduar për të edhe në Bruksel, gjë që qeveritë e kaluara nuk e kanë bërë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndryshuar dukshëm diskursin politik, në raport me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, duke ndarë edhe mjete të konsiderueshme, prej 2 milion euro, e të cilat shumë e mjeteve nga qeveritë e Republikës së Kosovës nuk ishin ndarë, as për një çerek shekulli.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, çështjen e pazgjidhur të statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, e ka ngritur në Bruksel dhe instanca tjera, gjë që kjo ka munguar më parë.

Prishtina e Tirana zyrtare, do të duhej të instalojnë frymën e ndërtimit të një qëndrimi të unifikuar e koordinuar kurse liderët e bartësit institucional të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të artikulojnë arritjen që t’i gëzojmë të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat kolektive, e jo vetëm me kritika të pamatura. Lugina, fokusin të drejtojë ndaj Beogradit, e Jo ndaj Prishtinës e Tiranës zyrtare”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat