Analisti parashikon një sulm tjetër terrorist serb, sikur ai i Banjskës

Politika

Analisti parashikon një sulm tjetër terrorist serb, sikur ai i Banjskës

Nga: H.O. Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 20:14
Arkiv/ Banjskë

Ҫështja e Asociacionit ende nuk ka marrë verdiktin final, ndërsa partitë opozitare po kritikojnë Qeverinë lidhur me draft-statutin e tij. Madje disa prej tyre edhe po refuzojnë të bashkëpunojnë rreth Asociacionit.

Kështu kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka refuzuar të takohet me Presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar rreth kësaj ҫështje.

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi thotë se, tema e implemenetimit të draft statutit, duhet elaboruar mirë nga të gjitha partitë politike, që mos të marr rrugën e një asociacioni të papranueshëm për Kosovën. Amerika është zotuar se nuk do të lejohet një asociacion me kompetenca ekzekutive, siҫ e ka thënë disa herë edhe ambasadori amerikan në Kosovë Hovenier.

“Mirë do të ishte që pushteti dhe opozita të marrin një qëndrim para se një draft i tillë të shkon në kushtetutë, që mos të biem në një situatë pa rrugëdalje pastaj. Dihet se ҫdo asociacion jashtë asociacionit të shumicës shqiptare, enkas për minoritetin serb, është shumë i padrejtë. BE-ja duhet të mendon mirë, se si po veprojnë në këtë drejtim, kur dihet se ҫdo autonomi e zgjeruar fillimisht për minoritetin serb, Serbia do të shfrytëzon për ndarje të Kosovës, ashtu siҫ edhe e ka synimin shovenisti Aleksander Vuqiq i ndihmuar nga Putin. Duhet ngulë këmbë shumë edhe përkunder presionit që po na bëhet, se zërat që po vijnë nga Vuҫiqi me kompani, nuk do të pranojnë planin franco-gjerman të cilin po e kërkon BE-ja nga Serbia”, thekson ai.

Mulliqi thotë se, nuk guxojmë të bëjmë lëvizje të gabuara politike, se viti vijues me Vuҫiqin, Sheshelin dhe Nikoliqin, në prapavijë me Putinin, do të tentojnë që të hapin edhe një vatër të luftës në rajon për realizimin e idesë të botës serbe.

“Do të tentohet pa paragjykuar se do të kemi ndonjë incident të radhës të profilit terrorist serbomadh si të Radojҫiqit, në Banjskë. Këtë e dinë mirë dhe kreu i PDK, Memli Krasniqi, i cili nëse vazhdon me rrugën e bojkotit të institucionit më të lartë, nuk është gjë tjetër veq papjekuri politike”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat