Analisti zbulon planet e ҫmendura të Vuҫiqit, projektin e lënë gjysmë të Millosheviqit

Politika

Analisti zbulon planet e ҫmendura të Vuҫiqit, projektin e lënë gjysmë të Millosheviqit

Nga: H.O. Më: 3 janar 2024 Në ora: 22:39
Aleksandër Vuҫiq

Zgjedhjet e fundit në Serbi, sërish e lanë në pushtet Aleksandër Vuҫiqin. Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi thotë se nëse i hedhim një vështrim të kronologjisë të pushtetit dhjetëvjeqar të Aleksander Vuqiqit, shihet se ai po vazhdon të bëjë rrëmujë në Ballkanin Perëndimor, më synim të vendosjes të dominimit serb.

“Ky fashizëm serbomadh po vazhdon nën kokadën e Drazha Mihajlloviqit dhe të Ratko Mlladiqit. Ka disa vite që Serbia, Republika Serpska  dhe Mali i Zi, janë mbushur më murale të këtyre dy protagonistëve të fashizmit të kaluar dhe të tashëm serb. Viktimat e masakrave serbe më shkatërrimin e ish Jugosllavisë ishin myslimanet në Bosnjë dhe shqiptarët e Kosovës. Edhe pse sipas Marrëveshjes së Dejtonit, "Republika Srpska" është, së bashku me Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës, lidershipi serb në referendumin e vitit 1992 per pavarësinë e BH, e shpallen të ashtuquajturën “Republika Serpska, për krijimin e entetiteve të veqanta në territorin e pushtuar, që të bëheshin pjesë e Serbisë të Madhe. Këtu duhet cekur së Serbia e Millosheviqit kishte planifikuar që në këtë kuader t’i fusë edhe territoret e Kroacisë aty ku kishte serb”, vlerëson Mulliqi.

Ai thotë se gjatë agresionit të egër për Serbi të Madhe u vranë kroatë, por viktima kryesore ishin myslimanët në Bosnjë dhe më vonë shqiptarët  e Kosovës.

Image

Skender Mulliqi

“Serbia në Bosnjë dhe në Kosovë shkaktoj etnocid dhe urbicid. Këtë logjikë lufte të shekullit të kaluar, është duke e përdorë edhe Vuqiq, i cili po e kërcënon Malin e Zi, BH dhe më së shumti Kosovën më luftë, për të rrumbullaksuar projektin e lënë gjysmë të Millosheviqit për Serbi të Madhe. I përmenda në pika të shkurtëra  këto ngjarje të luftës në  ish Jugosllavi, se është evidente së BE dhr Amerika tani për tani po ju mungon sjellja logjike e pritshme ndaj një pushteti  dhe ndaj një krimineli të luftës, siq është Aleksander Vuqiqi. Shembull eklatant i kësaj është veriu i Mitrovicës,  në të cilën pjesë të Kosovës, shumë gjatë u tolerua nga BE dhe Amerika qasja përmanente e dhunshme e Serbisë, që të mbajë gjendjën tensionuese të shoqëruar më incidente dhe akte të terrorizmit për pushtim”, thekson ai.

Analisti thotë se si pretekst për intensifikimin e politikës për zhbërjën e Republikës të Kosovës, u morën zgjedhjet lokale në veri në katër komunat më shumicë serbe. Minoriteti serb në trysinin e fortë të Beogradit zyrtar, dhe të Listës Serbe e cila edhe pse vepron në kuader të institucioneve të Kosovës, i bojkotuan zgjedhjet.

“Perëndimi fillimisht i përkrahu zgjedhjet, por duket së kundërshtoj emërimin për kryetarë të komunave të tre shqiptarëve? Mos pozicionimi i qartë karshi këtyre zgjedhjeve prodhojë dhunë më protesta të oganizuara nga Vuqiqi dhe Lista Serbe në krye më Rakiqin, Radojqiqin dhe Veselinoviqin. Këta banditë dhe terroristë  ekspozuan dhunë të madhe mbi organet tona policore dhe mbi pjestarët e KFOR duke i lënduar shumë prej tyre. Si rrjedhojë e gjithë kësaj erdhë deri të akti i hapur terrorist në Banjskë, që rezultoj më një të vrarë të pjestarit të policës të Kosovës dhe tre terroristeve serb. Me duket se kjo tolerancë e tepruar e BE, për rrethanat e krijuara bëri që të eskalojë një dhunë e tillë, më motivacion të qartë për ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu”, potencoi Mulliqi.

Ai thotë se, nëse ruhet parimi perëndimor për të drejta të barabarta dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territoriale të te gjitha shteteve ekzistuese  në rajon, atëherë ishte dashur të kanë një qasje shumë më ndryshe ndaj Serbisë agressive ndaj fqinjëve.

“Është mashtrim i madh të mendosh së Vuqiq është factor stabiliteti. Ky është I njëjti njeri që dikur kërkoi që për një serb të vritën 100 myslimanë. Ky është një regjim që po promovon kriminelët. Mendohete së kishte deri 150 mijë e më shumë viktima të luftërave të Millosheviqit për Serbi të Madhe. Kësaj eminence kriminale ju bashkangjitë atëherë dhe sot Kisha Ortodokse Serbe si udhëheqëse shpirtërore e të gjitha të këqijave. Serbia dhe Vuqiq as nuk kanë guxim dhe as që dëshirojnë t’ia kthejnë shpinën Rusisë, siҫ po pretendon BE dhe Amerika. Gjingjiq ishte ai që bëri përpjekje të largimit të Serbisë nga Rusia, por i cili edhe u vra. Presidenti serb, po marshon drejtë ambicieve jo reale, dhe të ҫmendura si lider i plotëfuqishem serb, për kthimin e një Mini  Jugosllavie, apo të një  Serbie të Madhe”, vlerëson Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat