Vjen parashikimi i keq për Haradinajn dhe Limajn: Koalicioni nuk është i mjaftueshëm – ja si mund t’i shpëtojnë ‘humbjes’!

Politika

Vjen parashikimi i keq për Haradinajn dhe Limajn: Koalicioni nuk është i mjaftueshëm – ja si mund t’i shpëtojnë ‘humbjes’!

Nga: A.M. Më: 19 janar 2024 Në ora: 21:28
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA të mërkurën kanë lidhur zyrtarisht koalicion parazgjedhor.

Kjo u bë e ditur përmes një konference të përbashkët për media.

Pas nënshkrimit, Haradinaj tha se bashkimi i tyre vjen si pasojë e një ndjenje të përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, janë anashkaluar dhe madje braktisur në disa raste nga ekzekutivi aktual.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi.

Së pari, u shpreh se ky koalicion ka ardhur si pasojë e frikës nga humbja e të dy partive në zgjedhjet e ardhshme.

“Pa ekuivoke vërehet s'e koalicioni parazgjedhor i dy forcave të dobëta opozitare, AAK dhe NISMA janë bashkëveprime të frikës nga humbja e rëndë deri në mos ekzistencën e AAK-së së Haradinajt dhe NISMA-s së Limajt”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Mehazi tha se pavarësisht këtij koalicioni, AAK dhe Nisma, sërish rrezikohen të mos e kalojnë pragun prej 5 përqindshit.

Image
Sulejman Mehazi.

Këto dy parti nuk kanë forcë vetanake për t’u përballur me partitë tjera LVV, PDK  LDK dhe nga frika e humbjes totale u detyruan  të mblidhen tog vetëm për të kaluar pragun e 5%, megjithatë ky koalicion nuk është i mjaftueshëm për të kaluar pragun e 5 përqindshin, ne do kishim propozuar që këtij koalicioni t'i bashkangjitet edhe partia e Molliqajt që do bënte kampanjë agresive rrugëve të Prishtinës e qyteteve tjera të Kosovës, do ishte një koalicion qesharakësh Haradinaj-Limaj-Molliqaj, tandem i “treshit të përsheshit” politik gjatë zgjedhjeve parlamentare”, theksoi ai.

Ndër të tjera, tha se nëse këto dy parti dëshirojnë të shpëtojnë, atëherë duhet të bëjnë koalicion me LDK-në apo PDK-në.

“I kotë është ky koalicion i AAK-NISMA përballë partive të forta të PDK-së e LDK-së nuk do kenë fuqi për të kapur pragun e 5%, mos të bisedojmë për LVV-në e Kurtit dhe GUXO të Osmanit. Koalicioni i Haradinajt me Limajn nuk i ndihmon fare AAK-së për të fituar numrin e deputeteve të 5%.

Nëse AAK-ja dhe NISMA duan të shpëtojnë janë të detyruar të koalicionojnë më partitë e forta opozitare PDK-në apo LDK-në, përndryshe do zhduken përgjithmonë”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat