Serbia nën presion për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, analistët komentojnë propozimin e fundit të Komisionit Evropian

Politika

Serbia nën presion për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, analistët komentojnë propozimin e fundit të Komisionit Evropian

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 4 shkurt 2024 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Serbia është shteti që po e mban Ballkanin nën presion duke kërcënuar me luftë. Por, në të njetën kohë ajo po synon që të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane, BE.

Deri tani nga ana e BE-së nuk ka asnjë veprim konkret që e dënojnë Serbinë për tesnionet dhe konfliketet që i bëri në veri të Kosovës vitin e kaluar.

Majde, të gjitha marrëveshjet që “janë bërë” mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit nuk po i zbaton, duke deklaruar si presidenti ashtu edhe kryeministrja serbe se nuk do ta njohin kurrë Kosovën, pavarësisht se kjo është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët.

Së fundmi, është Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) që ia kanë dorëzuar të premten Këshillit të BE-së një propozim për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok.

Dhe kjo kërkesë nga Komisioni për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 për Serbinë erdhi pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha në dhjetor se vendi i saj nuk do t'i zbatonte të gjitha marrëveshjet për të cilat u pajtua me Kosovën.

Por, si do të vazhdojë tutje?

Kelmendi: Serbia ndalet vetëm me forcë

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori Muhamet Kelmendi, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se Serbia nuk di të ndalet ndryshe përveç se me forcë.

Ai thotë se edhe qëndrimi i Komisionit duhet të jetë i ndërlidhur për integrimin serb.

Veprimet që bëhen ndaj shtetit serb nga BE dhe ShBA janë shumë pozitive. Ato ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht, jo si mjete të vetme të presionit. Pa u kombinuar mjetet e tilla edhe me forcën ushtarake, nuk ndalet shteti serb. Të kombinuara bëjnë punë mjetet.

Në këtë anë, duhet shikuar edhe dërgimi i një propozimi të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit për Veprime të Jashtme të Bashkimit Evropian Serbisë ku kërkohet zbatimi i marrëveshjeve me Kosovën. Kjo po ndërlidhet në intergrim në BE, thotë ai.

Ai me bindje thotë se Serbia ka pikësynim për të bashkuar botën serbe.

Natyrisht se te shteti serb shumë qëndrime dhe kërkesa nuk kanë bërë punë. Përkundrazi, shteti serb e ka vazhduar rrugën e njejtë nacional-sllabomadhe me ideologji raciste. Pikësynimi serb është bashkimi i botës serbe, ku bëjnë pjesë edhe sllavo-maqedonët, me shtetin serb. Kjo po udhëhiqet në Beograd. Me këtë po vërtetohet edhe një herë se shteti serb nuk njeh mjete paqësore. Për Serbinë, arma e vetme edukuese mbetet dhuna ushtarake. Këtë e ka vërtetuar dhe po e provon edhe sot Serbia. Megjithatë, presioni është pozitiv. Kjo kërkohet të thellohet deri në frikësim me intervenim ushtarak”, u shpreh Muhamet Kelmendi.

Ahmeti: Presioni mund të jetë, por nuk është diçka e papritur për ta, pasi proceset globale domosdoshmërisht dobësojnë sovranitetin e çdo shteti

Kurse, analisti politik, Hidajet Ahmeti thotë se cilido shtet që i bashkohet BE-së sovraniteti i shtetit dobësohet, dhe këtë Serbia e di mirë, siç e di se MSA është një marrëveshje kontraktuale me BE-në, e cila brenda vetës detyron Serbinë të bëjë shumë kompromise të dhimbshme.

Image
Hidajet Ahmeti

Çdo shtet i cili pretendon të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane është i vetëdijshëm që sovraniteti i shtetit dobësohet. Edhe Serbia e di shumë mirë se MSA është një marrëveshje kontraktuale me BE-në, e cila brenda vetës detyron Serbinë të bëjë shumë kompromise të dhimbshme.

Por, çështjet e ndjeshme të cilat kanë të bëjnë raportet e mira ndërfqinjësore, kontestet tjera janë krejt në kapitullin e fundit që është i hapur, i cili nuk është i definuar. Liderët institutcional serb mund të kamuflojnë lidhur me “kompromiset” që do të bëjnë, por kanë qenë të vetëdijshëm që nga nënshkrimi i MSA-së. Mendoj se presioni mund të jetë, por nuk është diçka e papritur për ta, pasi proceset globale domosdoshmërisht dobësojnë sovranitetin e çdo shteti”, përfundon Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat