Profesori: Atë që nuk guxuan ta bënin Haradinaj, Thaçi e Mustafa, e bëri Kurti - Zgjedhjet e reja, do të ishin katastrofë për ta

Politika

Profesori: Atë që nuk guxuan ta bënin Haradinaj, Thaçi e Mustafa, e bëri Kurti - Zgjedhjet e reja, do të ishin katastrofë për ta

Nga: A.SH Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 07:01
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është opozitë. Detyrae opozitës është ta kritikojë pushtetin.

Dhe, ai tash e tre vjet ia kërkon Kurtit dorëheqjen, me arsyetimin se nuk po di të udhëheq dhe me vendimet e amrra po shkon kundër amerikanëve.

Profesori, Binak Maxharraj ka thënë se ishte po Kurti ai i cili i nxorri jashtë loje disa liderë, Haradinajn. Limajn, Mustafën e të tjerë.

“Që nga data 14 shkurt 2021 kur PANI ra me krye teposhtë duke e marrë edhe Ramushin, por Limajn e qiti jashtë loje, por edhe me thye qafën e Isa Mustafës i cili e zvogeloi LDK për 85% duke e rrëzu në 12%. Të gjithë këta pra qe 3 vjet e më shumë po kullosin në livadhet e opozitës, pa u marr vesh bash për kurgja mes veti sepse nuk kanë ndonjë koncept të përbashkët pos piskamat dhe sharjet ndaj qeverisë Kurti si më e forta deri më tani.

Ramush Haradinaj kryetar i AAK i një partie lokale qe 20 vjet rri me numër të njejtë deputetësh aty dikun rreth 10-12 deputet lokal të Rrafshit të Dukagjinit.

Këta të opozitës nuk dijnë gjë tjetër veq të piskasin e shajnë qeverinë e Kurtit bazë e pa bazë kudo që arrijnë e deri në Parlament.

Atë ditë e sot Haradinajt ia ka kërkuar dorëheqjen Kurtit mbi 32 herë”, thotë ai.

Ai ia kujton Haradinajt, se ka kaluar koha e parazeve siç bënin dikur.

“Por Ramushi sikur ka harruar se kanë kaluar ato kohëra ku sipas pazareve të PANIT vinte në pushtet. Bile me një rast e thirri Hashim Thaçi të bëhet për kryeministër, por pas disa ditësh humbi Çakorri.

Se di a e mashtruan apo u mashtru, jo e mashtroi veten sespe Ramushi është i njohur për vrapim pas pozitave shtetërore, bile donte njëherë me u bë edhe president me 12 deputetë të partisë së tij.

Këto ditë kur lecka, paçavra dinari serb bëri jehonë të madhe duke e trondit botën deri në KS të OKB, kur Kurti po vinte rend e ligj në veri të Kosovës, për t’ia bërë qejfin Serbisë krejt BE dhe SHBA u çuan kundër Kurtit sepse i kapi frika nga Serbia se a mos po ua merr Putini.

Por këta të gjorë hala s’po munden ta kuptojnë se Serbia veç është në prehrin e Putinit dhe s’guxon të levizë nga aty kurse me ndërkombëtarët po luajnë por po pëson Kosova”, deklaron ai.

Me tej, thotë se Haradinaj po kërkon zgjedhje të parakohshme, që Kosova edhe njëherë t’i kthehet sovranit, por Maxharraj thotë se Kosova edhe po të kthehet te sovrani do të ishte karastofë për opozitën aktuale.

“Edhe sot Haradinaj ia çojë një selam sharje Kurtit duke ia kërku dorëheqjen sepse po ua prishka partneritetin se pse po dojka me e zbatu ligjin duke e hjekë nga qarkullimi atë leclën paçavër serbe, sepse as Haradinaj, as Thaçi e as Mustafa nuk kanë guxu as me e përmend e lëre më me e heq.

Sipas Haradinajt për me dalë nga kjo situatë që na ka shti Kurti me Amerikën duhet sa me parë me ju kthy sovranit.

Ju e dini se unë kam dhënë dorëheqje dy herë, në rrethana pak të detyrueshme por kam dhënë dorëheqje. Po fakt, ka dhanë dy herë dorëheqje të detyrueshme. Por s’po tregon se ka dhënë dorëheqje sepse e kanë detyruar, pra këta amerikanë për qeverisje të keqe, por edhe pse ia vuri taksën Serbisë, me këtë e lëndoi fort Amerikën dhe konsiderohej si anti amerikan, kurse sot mundohet me i marr më t’mirë amerikanët.

Por megjithatë Kurti i dine punët e veta të qeverisë, nuk është i korruptuar, nuk është hajnë, sikur që ishin të gjithë kryeministrat e mëparshëm varg e vij. Po, punon ndershëm duke i zbatuar ligjet dhe Kushtetutën deri atje ku kryeministrat e mëparshëm veç mund të shihnin andërr.

Por, një gjë nuk janë kah e dinë këta të gjorët e opozitës se deri ku do ti çonin zgjedhjet e reja, do te ishte katastrofë për ta”, përmbyll ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat