“Turp, turp për bashkësinë ndërkombëtare”/ Profesori nga Amerika vjen me reagim për Escobarin

Politika

“Turp, turp për bashkësinë ndërkombëtare”/ Profesori nga Amerika vjen me reagim për Escobarin

Nga: N. Shaqiri Më: 18 mars 2024 Në ora: 22:26
Gabriel Escobar, Albin Kurti dhe Aleksanda Vuçiq

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet në mes të popujve dhe nuk lidhet me emra të përveçëm.

Escobar e ka konfirmuar se SHBA-ja ka probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti dhe thotë se ky është problem që Kosova e ka edhe me BE-në, NATO-n, dhe madje edhe shtetet fqinje.

“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet mes njerëzve. S’është partneritet mes njerëzve specifik. Kemi problem në komunikim me qeverinë e kryeministrit Kurti. Dhe nuk është që vetëm ne kemi këtë problem, Kosova ka probleme komunikimi edhe me BE-në, NATO-n dhe vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Do të donim që partneriteti të kthehej siç ka qenë më parë”, ka thënë Escobari javën e kaluar para mediave.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, i cili thotë se, befasohet me këto deklarata.

Profesori thotë se Qeveria Kurti është qeveria më e mirë që e ka pas Kosova, dhe është e pakorruptuar.

“Qeveria Kurti nuk është e korruptuar, është qeveria e zgjedhur nga vota e popullit me mbi 50%, është me stabilja, është qeveria e cila për dallim nga qeveritë tjera do të zbatoj rendin dhe ligjin në gjithë territorin e Republikës”, thotë profesori.

Maxharraj i drejtohet Escobarit, duke i thënë se, derisa qeveria Kurti e pakorruptuar e që po e lufton krimin dhe korrupsionin vetëm pse po mundohet të vë rend e ligj në tërë vendin, nga ana tjetër lirshëm bisedoni bile edhe e përqafoni kriminelin Vuçiq.

“Vuçiq i cili në çdo rast ju rren dhe mashtron dhe i cili është në krye të gjitha aktiviteteve kriminale në veri e i cili edhe vjen në pushtet me vota të manipuluara dhe përseri ju nuk i ndaheni. Pra, derisa ju po kërkoni që edhe për punët ligjore të shtetit të koordinohen me ju ndërkombëtarët, presidenti i Serbisë, Vuçiq nuk koordinohet me ju për asgjë bile dhe ju injoron tërsisht”, potencon ai.

Profesori vazhdon me pyetje në drejtim të Escobarit, duke i thënë se, pse nuk koordinohet Serbia asnjëherë me ndërkombëtarët, as pasi bënte akte kriminele në veri dhe i rekrutonte edhe bandat atje?

“Pse nuk u koordinua me ju se si hyri në Kosovë kur i rërmbeu tre policë brenda territorit të Kosovës? Pse nuk u koordinu me ju ndërkombëtarët kur ai me dhunë i nxori nga puna të gjithë të punësuarit në institucionet e Kosovës? Pse nuk u koordinua me ju kur huliganët, kriminelët dhe bandat kriminele të ardhur nga e tërë Serbia dhe u kacafytën me pjesëtarët e KFOR-it dhe të NATO-s të cilët i lëndoi mbi 100 veta, e disa i la edhe pa këmbë? Pse Serbia dhe Vuçiq nuk u koordinua me ju ndërkombëtarët, por edhe me ju z.Eskobar kur nën trysnin e vetë presidentit Vuçiq me 24 shtator 2023 bënë sulm terrorist mbi sovranitetin e Kosovës me kriminelë dhe banda, me terroristë të të gjitha ngjyrave dhe u futën për ta pushtuar territorin e Kosovës, të cilët ishin të armatosur me armatim të sofistikuar sikur të ishte një ushtri të udhëhequr nga banditi dhe terroristi Milan Radoiçiq, i cili në këtë sulm terrorist ishte nën drejtimin e Vuçiqit, por tani ai ia la fajin atij, kurse ai po sillet i lirë nëpër Serbi sikur të mos kishte ndhodhë asgjë”, vazhdon me pyetje Maxharraj.

Ai tutje pyet se, pse nuk e detyroni Serbinë që të arrestojë Milan Radoiçiqin, i cili edhe është me fletarrest nga INTERPOL-?

“A po silleni edhe ju ndërkombëtarët që nuk po keni kurajon apo guximin që Serbia të sanksionohet për këtë akt terrorist të papresedan. Ky është turpi i Evropës, ky është turpi i ndërkombëtarëve. Kurse nga ana tjetër e fajësoni dhe dënoni Kosovën për punën e dinarit serb i cili ilegalisht sillet që 20 vjet në Kosovë. Turp, turp për bashkësinë ndërkombëtare”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat