“Alarm për Kosovën”, publicisti nga Gjermania ‘shpërthen’ ndaj Hill-it – ja çka fshihet pas deklaratave për Serbinë e NATO-n!

Politika

“Alarm për Kosovën”, publicisti nga Gjermania ‘shpërthen’ ndaj Hill-it – ja çka fshihet pas deklaratave për Serbinë e NATO-n!

Nga: A.M Më: 25 mars 2024 Në ora: 18:27
Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka qenë mjaft i përfolur këto ditë, kjo për shkak të një deklarate të tij.

Hill i doli në mbështetje shtetit serb, duke i dhënë shpresë me deklaratën e tij, se: “Serbia sot është shumë më afër aleancës së NATO-s sesa Kosova, sepse ne punojmë me ushtrinë serbe çdo ditë, kemi pasur stërvitje, kemi pasur stërvitje dhe një sërë gjërash të tjera”.

Mirëpo, një deklaratë e tillë nuk i prit fare mirë në Kosovë, kjo duke marrë parasyh lidhjet tona me Amerikën e NATO-n.

Vlen të theksohet se Hill, shpesh nxit reagime me deklarata të tij, që kanë tendencë ta mbrojnë shtetin serb.

E në lidhje me këtë çështje në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Së pari, deklaratën e Hill për NATO-n dhe Serbinë e quajti shokuese, derisa ta se ai kthye nga pensionimi vetëm për t’u emëruar ambasador në Beograd.

“Deklarata e ambasadorit amerikan, në Beograd, Cristopher Hill se "Serbia është më afër NATO-s, se sa Kosova", - është shokuese për shqiptarët. Aq më shumë, ku çdo administratë e presidentëve amerikanë, e përsëritë slloganin se "çdo ambasador në botë, përfaqëson Amerikën dhe Presidentin e saj". Andaj, deklarata në fjalë, nuk lënë shpresë ngushëllimi, se fundja, është një opinion i shprehur nga një zyrtar i lartë. Hill është kthyer nga pensionimi qëllimshëm, për t`u emëruar ambasador në Beograd, pikërisht nga Presidenti Biden”.

Megjithatë, Zeqiraj këtë deklaratë të ambasadorit amerikan e cilësoi si jo reale dhe aspak të logjikshme, kjo për faktin se dihet qëndrimi i Serbisë ndaj NATO-s dhe Amerikës.

“Analizuar vëmendshëm, kjo deklaratë është skajshëm, jo reale, për të mos thënë hiç logjike, kur dihet mendimi mohues, përçmues e shpërfillës i Serbisë ndaj Perëndimit, në përgjithësi dhe të NATO-s, në veçanti! SHBA, me aleatët, veç çlirimit faktik të Kosovës, të gjitha strukturat ushtarake aktuale, janë trajnime dhe përgaditje të FSK-së, në pritje për ta bërë ushtri moderne në të ardhmen e afërt.

Qysh nga letra e Inforbyrosë të Stalinit, kundër Partisë Komuniste të Jugosllaveisë, më 1948, Presidenti Tito bëri aleancën e fshehtë me Amerikën, kryesisht, atë ushtarake. Dhe, kjo aleancë kurrë nuk është ndërprerë. Serbia, si pretenduese e trashëgimisë të ish-Jugosllavisë, vazhdon ka ruaj partneritetin e tej shtatë dekadave më parë me SHBA-në, respektivisht, NATO-n”, theksoi ai.

Në vazhdim, publicisti potencoi se ka mundësi që Hill këtë krahasim e bëri për ta afruar paqësisht Serbinë.

Image
Idriz Zeqiraj

Mirëpo, pavarësisht kësaj ai tha se deklaratat e tij janë shqetësuese, pasi për qëllime strategjike të SHBA-së dhe BE-së, po e paguan Kosova.

“Ndoshta ambasadori Hill e bënë këtë krahasim, të afrisë parësore të Serbisë me NATO-n, në raport me Kosovën, duke u nisur nga procedurat e trajnimeve dhe të koordinimeve ushtarake, që ka në vijimësi, ushtria serbe me atë amerikane dhe epërsinë e përmbushjes të kushteve ushtarake. Për këtë nuk duhet të xhelozojmë, kur dihet se jemi të pafuqishëm ta ndryshojmë dhe, aq më pak, ta stopojmë këtë partneritet. Realisht, teknikisht, në kushte normale, nisur nga epërsia ushtarake e Serbisë në Ballkan, plotëson kushtet, për t`u bërë pjesë e Aleancës Ushtarake të paktit-NATO. Por, politikisht e besnikërisht, mbetet shumë prapa Kosovës. Ose siç thotë Presidentja Vjosë, "vetëm Rusia e Putinit është më larg NATO-s, se sa Serbia e Vuçiqit".

Por, është shumë shqetësuese, se për qëllimet strategjike të SHBA-së dhe të BE-së, haraçin po e paguan Kosova. Për ta bërë pjesë të NATO-s dhe për ta ndarë Malin e Zi nga Serbia, Qendrat e Vendosjes, përkatësisht, Quinti, si haraç u përdorën mijëra hektarë tokë të Kosovës. Pra, Kulla e Zhlebit dhe Qafa e Qakorrit, iu dhuruan Malit të Zi. Për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, ndërkombëtarët ngulmuan zbatimin e një vendimi të kriminelit Millosheviq, për t`i dhuruar tokë Manastirit të Deçanit. Ky cinizëm i partnerëve tanë, për të zbatuar një vendim të Millosheviqit, ishte përdhosje e mijëra viktimave, të shkaktuara nga kryekrimineli Millosheviq!” – shpjegoi Zeqiraj.

Tutje, ai e cilësoi si alarm për Kosovën, deklaratën e fundit të Hill-it, duke thënë se ajo është tërësisht politike dhe jo diplomatike.

Krahas kësaj, publicsti kritikoi edhe qasjen ‘ledhatuese’ të ndërkombëtarëve ndaj shtetit serb.

“Pamëdyshje deklarata e fundit e ambasadorit Hill, është alarm për Kosovën, sepse autori është amerikan dhe kjo është domëthënëse për shqiptarët. Deklarata është thellësisht politike, por hiç diplomatike, dhe është më shumë se sa një - qejf-bërje Serbisë-. Ajo po amnistohet për të gjitha të "bëmat" e saj karshi Kosovës, për të shkuarën dhe të tashmën, përfshi edhe sulmin e përgjakshëm dhe banditesk, kundër ushtarakëve të KFOR-it, deri në amputimin e këmbëve të dy KFOR-istëve hungarezë. Madje, sulmi terrorist, i organizuar nga Beogradi zyrtar, në Banjskë të Zveçanit, me shkelje të sovranitetit shtetëror të Kosovës, duke vrarë një ofiicer policie dhe dy të tjerë të plagosur

Dhe, pjesë e këtij krimi u bënë edhe ndërkombëtarët, të cilët, në mënyrë të padrejtë dhe abuzive, në raport me institucionet shtetërore të Kosovës, serbët e Kosovës i trajtuan si viktima, duke përligjur të gjitha kundërshtitë e tyre, madje edhe barrikadimin rrugorë një mujor, në veriun e Mitrovicës, përballë ligjeve të shtetit, deri tek krimet dhe rrugaçëritë e "Listës Serbe" dhe të organizatave tjera kriminale, të dirigjuara nga Beogradi zyrtar”, përbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat