Kamionë e autoblinda për Ukrainën, eksperti i sigurisë tregon se çka përfiton Kosova nga kjo

Politika

Kamionë e autoblinda për Ukrainën, eksperti i sigurisë tregon se çka përfiton Kosova nga kjo

Nga: P.Rudi Më: 10 prill 2024 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Ministri i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka konfirmuar se Kosova do t’i dergojë Ukrainës kamionë e autoblinda ushtarake.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, tha Maqedonci.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, ndihma që Kosova i ka ofruar Ukrainës, ka avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombetare.

“Angazhimi i Kosovës nën mandatin e USA të grupit të kontaktit të ministrave të mbrojtjes për t’i ndihmuar dhe mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj territoriale nga forcat para ushtarake, ushtarake dhe strukturave tjera ka ndikuar që dal nga dal që nga pjesa e deklarimit politike të Kosovës tani në kohet e fundit ka avancuar pozitën e saj në dy drejtime”, shprehet Shala.

Në aspektin e ofrimit të trajnimit të pjesëtarëve të Ukrainës brenda mandatit dhe misionit që ka forca ushtarake e Kosovës në kuadër të memorandum bashkëpunimit në mes ushtrisë Britanike dhe asaj të Kosovës, ku tani Ministria e Mbrojtjes se Kosovës ka ndërmarr veprimet në ofrimin edhe të pajisjeve të saja ushtarake në aspektin e ofrimit të lehtësimeve për pjesën logjistike të ushtrisë s Ukrainës në luftën kundër Rusisë dhe mbrojtjes së territorit të saj”, shpjegon Shala.

Image
Drizan Shala

Me tej, ai thotë se në situatën në të cilën gjendet Ukraina, kjo ndihmë nuk do të ndikojë diçka tani për tani në çështjen e njohjes së Kosovës, por që kreditet mund të shihen më vonë.

Me ndërmarrjen e këtij veprimi Kosova ka treguar pjekuri dhe gjithashtu gatishmërinë që të avancojë pozitën e saj ushtarake brenda aleancës veriatlantike, duke dërguar një mesazh të qartë politike që FSK dhe pjesa politike janë në një linje me parimet e NATO-s në ofrimin e ndihmës atyre që kanë nevojë dhe ballafaqohen me veprime që shkelin të drejtën ndërkombëtare siç është duke vepruar Rusia në Ukrainë. Ky veprim në këtë periudhë nuk do të ndikojë në nivelin politik të raporteve shtetërore në mes dy vendeve pavarësisht ndihmës që iu është ofruar nga ana e Kosovës, por që ky veprim pas një periudhe të gjatë kohore të kalimit të këtij konflikti Kosova mund të marr kredit e saja të ndihmës përmes lehtësimit të raporteve në mes Prishtinës dhe Kievit të cilat do të hapin rrugën drejt hapave të tjera diplomatike”, deklaron Drizan Shala.

Ushtria e Kosovës ka kapacitete të mjaftuara brenda mandatit dhe misionit që ka, dhe gjitha këto kapacitete kanë ardhë si rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik të cilët kanë investuar përmes grandeve dhe donacioneve në pjesën ushtarake të Kosovës, ku kjo e fundit tani është në pozitën opsionale për të ndihmuar tutje një shteti që është duke u shndërruar në shtyllën kryesore të mbrojtjes së frymës demokratike për të cilët anëtarët e BE-së dhe NATO-s kanë postulat të tyre dhe veprojnë mbi to duke i mbrojtur në çdo formë dhe mënyrë”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat