“Nuk guxojnë të shtrohen në tryezat e bisedimeve dypalëshe asetet me interes vital për shtetin, siç janë Forcat e Armatosura të Kosovës si garantuese të sovranitetit politik dhe integritetit teritorial si mision themelor. Institucionet e Kosovës duhet të gjejnë modalitete për dertiminimin e agjendave politike të bisedimeve në Bruksel. Duhet t’iu prijë këtyre agjendave të bazuara në interesat e shtet ndërtimit e jo të ndjek agjenda, të cilat e pengojnë bërjen funksional të Shtetit të Kosovës”, është shprehur Drizan Shala.
Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas provokimeve të shumta të kohës së fundit nga Serbia, duke nisur nga ndërtimi i murit në Mitrovicë, arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë, me një flet-arrest të lëshuar nga Serbia në Interpol, dhe tentimi për futjen e trenit me mbishkrime nacionaliste në Mitrovicë, kanë nxitur edhe më shumë nevojën e formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Megjithëse për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, është diskutuar tash e sa vjet, kjo çështje vazhdon të mbetet peng i agjendave të politikave ditore të çarshive politike në Beograd, përmes Listës serbe në Kosovë. Kjo e fundit, votat e saj për Ushtrinë e Kosovës, i kushtëzon me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Analisti politik Albrim Badallaj, ka thënë se Lista Serbe, po i bllokon proceset dhe projektligjet dhe këtë edhe falë bashkësisë ndëkombëtare , por edhe klasës politike shqiptare, që përmes tolerimeve e kanë sjellur gjendjen deri këtu.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)