Luksi i “ekskursioneve” të Hashim Thaçit, me paratë e qytetarëve

Politika

Luksi i “ekskursioneve” të Hashim Thaçit, me paratë e qytetarëve

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 janar 2017 Në ora: 16:24
Hashim Thaçi

“Nuk është hera e parë kur Thaçi, por edhe zyrtarë e tjerë të lartë të shtetit dëmtojnë buxhetin e vendit, veçanërisht në vizita jashtë vendit, që ose janë krejtësisht të panevojshme ose nuk i sjellin asnjë përfitim Kosovës, e për këtë të gjithë e dimë se Thaçi është i njohur. E përfituesja më e madhe nga buxheti i shtetit në udhëtime jashtë vendit me siguri është znj. Edita Tahiri me vizitat e saj në Bruksel”, ka thënë deputetja  Shqipe Pantina.

Buxheti i shtetit të Kosovës dhe njëherësh taksat e qytetareve janë duke u shpërdoruar në vazhdimësi nga Presidenti Hashim Thaçi, për interesa personale dhe çështje inatesh. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe deputet të ndryshëm, ku sipas tyre shkuarja e z. Thaçi në SHBA, dhe deklaratat e tij nga atje tregojnë qartë se Thaçi, ka shkuar enkas për interesa personale. Ata vlerësojnë, se shpërdorimi apo keqpërdorimi i buxhetit  nga këta krerë të pa ndërgjegjshëm politik është turpi dhe zhvatja më markante e sovranit, që sot po e përjeton Kosova  nga këta matrapazë të skenës politike, duke u thirrur në punën e shtetit edhe pse dihet, se këta njerëz nuk i sollën kurrë asgjë të mirë shtetit

Bilall Sherifi deputet nga Nisma, ka deklaruar se shpërdorimi i buxhetit të shtetit të Kosovës fatkeqësisht është dëmi më i vogël që ndër vite i ka bërë vendit. Sipas tij, bisedimet me Serbinë, që sollën një mori marrëveshjesh të dëmshme për të ardhmen e vendit, Gjykata Speciale, demarkacioni me Malin e Zi, e shumë të tjera janë dëme edhe më të mëdha që iu bën Kosovës. “ Përkulja para përmendoreve në të cilat akuzohen shqiptarët për vrasje të civilëve serb, përkulja para përmendoreve në të cilat janë të shënuar emrat e policëve, serb që kanë bërë krime në Kosovë janë dëme po ashtu shumë më të mëdha sesa  shpërdorimi i buxhetit, sepse në esencë të veprimit të tij qëndron shpërdorimi i buxhetit të Kosovës dhe taksave të qytetarëve”, ka thënë deputeti i Nismës Bilall Sherifi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat