Demarkacioni, nuk ka lidhje me liberalizimin

Politika

Demarkacioni, nuk ka lidhje me liberalizimin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 shkurt 2017 Në ora: 16:21
Pika kufitare Kosovë-Mal i Zi

“Jam i vetëdijshëm se zhagitja e procesit të liberalizimit të vizave nuk ka ndodhur faji i shtetasve të Kosovës,  ndërsa  qeveritarët tanë tash e disa mandate mbrapa na kanë dhanë premtime që liberalizimi do të ndodhë " edhe një vit, edhe 15 muaj etj". Atëherë Demarkacioni nuk ka qenë fare në rend dite, e këtu jam duke folur për njerëz që kanë premtuar liberalizim vizash që nga vitet 2010-2011 e tutje, për çudi nuk i kam vërejtur të jenë ndëshkuar me vota”, ka thënë deputetu Shpejtim Bulliqi

Ende nuk dihet nëse rikthimi i Demarkacionit për votim në Kuvend, apo mos votimi i tij nga ana e deputetëve të koalicionit, do të jetë vula përfundimtare e marrjes apo refuzimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Njohësit e çështjeve politike, vlerësojnë se kjo klasë politike do të ndëshkohet nga votuesit e saj, në rast të këtij dështimi, madje edhe përkundër argumentimit të vazhdueshëm nga Qeveria dhe faktori ndërkombëtar, pasi sipas tyre pa Demarkacion nuk ka heqje të vizave. 

Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi ka vlerësuar, se Demarkacioni nuk do të ratifikohej në shtatorin e vitit të kaluar, sepse është marrëveshje e dëmshme në versionin aktual. 

Sipas tij, rikthimi eventual i kësaj marrëveshjeje, nëse veç e sjellë Qeveria,  nuk do kalojë.   “Janë duke i bërë presion edhe popullit edhe deputetëve, kinse gjithcka në rregull me marrëveshjen, veç ratifikonie,  se po mbesim pa viza. E di që është temë e ndijshme lëvizja e lirë pa viza, por duhet pasur kujdes, sepse territori që humb nuk mund kthehet kurrë, ndërsa për liberalizim vizash duhet t’i përvjelim mëngët të gjithë që të lobojmë tek miqtë ndërkombëtarë-evropiane, që t’i bindim, se nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt, kështu që duhen ndarë këto dy procese. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat