Osmani: Thaçi nuk u konsultua me ne për krijimin e Ushtrisë

Politika

Osmani: Thaçi nuk u konsultua me ne për krijimin e Ushtrisë

Më: 8 mars 2017 Në ora: 21:19
Kryeministri Isa Mustafa dhe deputetja Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, i ka cilësuar si të rrezikshme iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e Forcave të Armatosura. Ajo ka thënë se Presidenti është duke vepruar pa u koordinuar me askënd për këtë çështje. Madje, Osmani ka treguar se Thaçi nuk u konsultua me LDK'në për krijimin e ushtrisë.

“Nuk është kjo çështje aq e thjeshtë dhe nuk është shaka. As nuk është koordinuar më LDK-në që është duke e udhëhequr bashkë Qeverinë. Qasje bajraktarizmi që shumë mirë e dimë si është duke përfunduar”, ka thënë ajo.

Tutje Osmani theksoi se nuk është bërë mjaft për t’i bindur qytetarët serbë se krijimi i Forcave të Armatosura është në të mirë të tyre.

“Nuk është bërë mjaft që qytetarët serbë të Kosovës të binden se kjo është në të mirë në të tyre, dhe nuk i bën keq por më të sigurt”, ka thënë Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat