Krizë politike në kurriz të Ushtrisë?

Politika

Krizë politike në kurriz të Ushtrisë?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 prill 2017 Në ora: 08:49
Forca e Sigurisë së Kosovës

Çështja e ushtrisë mund të rrezikojë të kthehet në një tjetër krizë politike për pushtetin. Kështu vlerësojnë njohës të rrethanave politike në vend, të cilët bazohen në zhvillimet e deritanishme sa i përket procesit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës.Ata sugjerojnë që kësaj situate duhet që patjetër ti paraprihet, në  mënyrë që të mos prodhoj krizë sikurse asociacioni dhe Demarkacioni.  Njohësi i çështjeve politike Artur Roshi ka vlerësuar, se çështja e ushtrisë ka një inicim të sforcuar nga ana e z. Hashim Thaçi si President i Republikës së Kosovës. Ai ka thënë, se kjo iniciativë e presidentit brenda ka natyralitetin dhe logjikën e ftohtë që duhet ta karakterizonte si një çështje e nivelit të lartë që ka të bëjë me stabilitetin e kombit. “Presidenti Thaçi nuk mund ta trajtojë si një çështje ditore politike. Çështja e ushtrisë nuk mund të përdoret për të treguar, se ke rol në politikë dhe je aktor që duhesh konsideruar. Besoj se çështja nuk duhet të thjeshtëzohet tek muskujt e ushtrisë, por tek forca e mendimit për ta realizuar në përputhje me mbështetjen ndërkombëtare euro-atlantike dhe me paqe të plotë politike me fqinjin. Mendoj, se duhet nuhatur momenti i situatës politike të Serbisë, kur e dominojnë emocionet properëndimore dhe jo nacionale dhe të ketë një pranim në heshtje prej tyre i arritur me presionin ndërkombëtar.Them se kryeministri z.Mustafa është më korrekt se presidenti në lidhje me këtë çështje. Politika e Kosovës nuk duhet të prodhojë probleme në mënyrë artificiale mbështetur në emocionet nacionaliste të qytetarëve për përfitimet e tyre politike.Qeveritë ngrihen për të qeverisur dhe prioritet i tyre duhet të jetë zhvillimi ekonomik i vendit sepse kjo ju duhet në fillim qytetarëve.Problemet e tjera ndiqen me maturi brënda kontureve të funksionimit të shtetit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Roshi.

Selimi: Veprimet për Ushtrinë të pakoordinuara

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi ka vlerësuar, se me veprimet e pakoordinuara me institucionet e Kosovës dhe me aleatët strategjikë, si Thaçi ka rrezikuar jo vetëm ushtrinë, por edhe parnteritetin me SHBA, NATO dhe BE.“Ne jemi për krijimin e ushtrisë qoftë me Kushtetutë, qoftë me ligj por gjithsesi kjo duhet të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës.Që të mos thellohet kriza edhe më tutje edhe më këtë temë, vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme, të lira dhe demokratike, sepse vetëm  kjo është zgjidhja.Me veprimet e pakoordinuara me institucionet e Kosovës dhe me aleatët strategjikë, Thaçi ka rrezikuar edhe ushtrinë por edhe partneritetin me SHBA, NATO dhe BE-në. Ne jemi për krijimin e ushtrisë qoftë me kushtetutë, apo qoftë me ligj por gjithesesi kjo duhet të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës”, është shprehur Selimi. Ndërsa, deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi ka vlerësuar, se Kosova kaherë ka pasur nevojë të ketë ushtrinë, dhe këtë gjë është dashur faktori politik shqiptar bashkë me komunitetet ta shtyejë si proces përpara.  Sipas tij, liderët politikë të Kosovës në shumë raste interesat personale për përfitime politike i kanë vendosur në rend të parë, dhe kanë qenë shkurtpamës.“ Mendoj, se këtë e kanë bërë jo nga mosdija por nga interesi personal në skenën politike dhe  kjo ka bërë që Kosovës ti ikë "treni" për themelimin e ushtrisë. Para se të krijohej lista serbe, faktori politik në Kosovë ka pasur mundësi që shumë procese të rëndësishme ti shtyejë përpara në pajtim edhe me komunitetet tjera, mirëpo pas futjes se Vuçiçit në skenën politike të Kosovës përmes listës serbe , tashmë kemi një grupacion politik i cili me një VETO, që ia mundëson Kushtetuta e Kosovës, po na i bllokon proceset. Këtu faj ka edhe faktori ndërkombëtarë, të cilët në shumë lëmi po aplikojnë standarde të dyfishta në disfavor të Kosovës, gjithnjë duke rënë në grackat e flirtit të qeverisë së Serbisë me Moskën zyrtare. Forma se si presidenti aventurist i Kosovës na e servojë transforminin e FSK-së, në ushtri ishte e papritshme ndaj të gjithëve, dhe kjo i vuri në situatë të palakmueshme të gjithë, ndërsa që siç pritej nga një politikan profiter i rastit,  Presidenti u tërhoq i zbuti qëndrimet dhe tash jemi në një gjendje ende të paqartë. Prandaj, jam i mendimit se ushtria duhet patjetër të formohet, sepse jam pesimist se lista serbe e cila është peng i Vuqiçit, do ta votojë ndryshimin sipas Kushtetutës së Kosovës, ose edhe nëse e bën atë atëherë do të kemi dy ushtri në një ushtri”, ka thënë Bulliqi. 

Koncensionet cënojnë funksionalitetin e Kosovës

Sipas tij, nuk duhet që të bëhen koncesione ndaj listës serbe, koncesione këto që e cënojnë funksionalitetin e shtetit të Kosovës në tërësi. “Nuk jam që përmes koncesioneve edhe nën presionin ndërkombëtarë ne të krijojmë një Asociacion alla "Republika Srpska në Bosnjë". Çështjen e ushtrisë së Kosovës duhet ta zgjedhim me vendosshmëri faktori politik i Kosovës, duke shfrytëzuar mjetet juridike, politike dhe lobimin tek partnerët ndërkombtarë të cilëve duhet t’ua bëjmë me dije, se u jemi mirënjohës për përkrahjen e tyre ndaj Kosovës, gjithnjë,  duke iu treguar se ajo mirënjohje nuk duhet të keqpërdoret nga ta për ta shtrydhur Kosovën si limonin, siç kanë bërë në disa raste.Nuk kemi ne faj pse Serbia flirton me Rusinë e tash për të kthyer Serbinë kah perendimi, Kosova po u dashka ta shkatërrojë vetveten,  duke bërë koncesione te dëmshme”, ka thënë deputeti Bulliqi. Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka vlerësuar, se çështja e tillë duhet të procedohet në Kuvend në mënyre që kjo çështjë mos të polemizohet dhe të krijojë probleme.   Sipas tij, paraqitja e project- ligjit nga presidenti, duke marrë për bazë faktin, se është subjekt që vendit i ka sjellur shumë probleme, tash po bënë përsëri probleme, duke u tërhequr.  “Kjo formë e punës së Presidentit kuptohet shumë keq. Dhe në fakt po del, se nuk ka qenë qëllimi i Presidentit formimi i ushtrisë, po ai akt kishte vetëm karakter tipik politik, sepse Presidenti Thaçi tani u tërheq. Prandaj si mund të kuptohet  kjo. Dhe me të drejtë mund të them se është një element i programimit të konfliktit të ardhshëm.Andaj mirë është të provohen ndryshimet kushtetuese dhe nëse kjo nuk shkon të kalohet me ligj, sepse vetëm kjo e qetëson vendin”, ka thënë profesor  Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat