Në KQZ janë dorëzuar dy kërkesa për regjistrim të Listës Serbe si parti politike

Politika

Në KQZ janë dorëzuar dy kërkesa për regjistrim të Listës Serbe si parti politike

Më: 8 prill 2017 Në ora: 23:58
Slavko Simiq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka pranuar dy kërkesa për regjistrimin e Listës Serbe si parti politike.

Sipas anëtarit të KQZ-së, Nenad Rikalo njëra kërkesa është dërguar nga Slavko Simiq, e tjetra nga Aleksandr Jabllanoviq.

“Nëse të dyja propozimet kanë plotësuar standardin ligjor, përparësi për regjistrim ka ai i cili e ka parashtruar i pari kërkesën, pra Slavko Simiq. Nëse çdo gjë është e ligjshme parashtruesi i dytë pra Jabllanoviq, do të jetë në gjendje të regjistrojë një parti të re politike por me emër tjetër, e jo të listës serbe”, ka thënë Rikalo për Beta.

Këtë javë, Jabllanoviq u kthye në krye të Listës Serbe, i cili më herët kishte qenë i autorizuar për ta mbajtur këtë post.

Slavko Simiq dhe një pjesë e deputetëve të Listës Serbe e kishin akuzuar Jabllanoviqin se ai e ka marrë postin e kryetarit me dokumente të falsifikuara.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka theksuar se KQZ-ja nuk ka autoritet brenda kësaj partie dhe se nuk i zgjedhin mosmarrëveshjet e tyre të brendshme.

Ajo ka thënë se të gjitha këto probleme serbët duhet t’i zgjedhin në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat