Jo, votë për kandidatët e lidhur me botën e krimit

Politika

Jo, votë për kandidatët e lidhur me botën e krimit

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 18 maj 2017 Në ora: 18:02
ilustrim

Frika, se në listat e deputetëve mund të përfshihen, njerëz  të inkriminuar dhe të korruptuar, ka çuar në reagimin e shoqërisë civile, e cila ka paralajmëruar qytetarët, që të mos votojnë kandidatët e inkriminuar.

Në Shqipëri një gjë e tillë, po tentohet të arrihet nëpërmjet vetingut, ndërsa në Kosovë, ende nuk ka ndonjë nismë të kësaj natyre. Mos verifikimi i të kaluarës të kandidatëve, apo  thënë ndryshe lidhja e tyre me botën e krimit, po e mban Kosovën të izoluar dhe larg  strukturave evropiane. 

Historia zgjedhore në Kosovë, ka qenë e tillë, ku “të fortët”, kryesisht ata që i atribuojnë vetes meritat e luftës, janë  (vetë) përzgjedhur në listat e deputetëve, për t’u bërë më pas dhe pjesë e institucioneve të tjera shtetërore.

Që historia të mos përsëritet dhe  njerëzit e tillë, të mos kalojnë pa iu hyrë gjemb në këmbë, nevojitet reagimi i mbarë shoqërisë, për të vendosur se në duar të kujt do ta dorëzojë pushtetin. Kështu, për të çkapur Kosovën nga duart e tyre, 11  qershori do të jetë dita e testit qytetarë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat