Partia Fjala përfundon listën me kandidatë për deputetë

Politika

Partia Fjala përfundon listën me kandidatë për deputetë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 23:30
Partia Fjala

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Fjala që u mbajt sonte përfundoi përzgjedhja e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Qershorit.

Lista përbëhet nga 110 kandidatë nga i tërë territori i Republikës së Kosovës dhe nga bashkëatdhetarët që jetojnë në diasporë.

Partia Fjala ka bërë të ditur se publikimi i listës me kandidatë për deputetë do të bëhet në ditët në vijim pas certifikimit nga KQZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat