Vetëvendosje përmbyll fushatën zgjedhore, Kurti: Më 11 qershor do t’i rrëzojmë për dhe të korruptuarit

Politika

Vetëvendosje përmbyll fushatën zgjedhore, Kurti: Më 11 qershor do t’i rrëzojmë për dhe të korruptuarit

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 21:36
Albin Kurti, fushata

(E plotësuar) - Flamujt kombëtarë kanë zënë vendin kryesor sonte në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.

Këta dhjetëra-mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor për të marrë pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje.

 E masa elektrizohet kur folësit përmendin emrin e aktivistit Astrit Dehari i cili vdiq në rrethana të paqarta në burgun e Prizrenit më 5 nëntor të vitit të kaluar.

 Aty për ta përkrahur Lëvizjen dhe kandidatin për kryeministër Albin Kurtin ishin edhe prindërit e Astritit, Avni dhe Xhemile Dehari.

 Me rend folën Ylli Hoxha, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kandidatja për deputete Aida Dërguti dhe kryetari i partisë Visar Ymeri, por kur doli në skenë Kurti masa nuk e linte të flasë duke brohoritur emrin e tij.

 Kurti në një fjalim të gjatë ka shpalosur programin  e tij qeveritar por edhe duke kritikuar Qeveritë e mëhershme.

 Kurti premtoi rritje të pensioneve, përkujdesje për fëmijë dhe të moshuar, perspektivë për të rinjtë, shtesa për fëmijë, shëndetësi funksionale dhe reformim të administratës publike.

 Kurti dërgoi edhe një mesazh për hajnat, duke thënë se që nga paslufta prokurorët nuk kanë punuar si duhet.

Ai u tha masës së elektrizuar se shpresa e vetme për ndryshim është Lëvizja Vetëvendosje dhe numri 35.

 Kurti: Ne nuk do tua ndriçojmë rrugën hajnave

 “Shumë prokurorë të pasluftës i kanë ndjekur hajnat me drita të gjata që t’i paralajmërojnë ata e të ikin. Me Qeverinë e VV nuk prokuroria nudk do tua ndriqojë hajnave do të kemi ligj anti mafia, njësit anti mafia dhe ligj për Qetingun,  procedurë e vlerësimit të hollësishëm për prokurorë dhe gjyqtarë, numrin e të cilëve do ta rrisim, do t;ua rrisim truprojat, xhipat e blinduar sepse e vetmja shprese është numri 35....Votimi do të jetë masiv votimi masiv është votimi për ndryshime sepse e vetmja shpresë është numri 35. Të nderuar kur njerëzit luajnë lotari nuk e dinë se cili do të jetë numri fitues në loto kurse ne  po iu tregojmë se ky është numri 35”, tha Kurti.

 Ai ka lavdëruar edhe kandidatët e ekipit të tij për të cilët tha se janë e ardhmja e Kosovës ndërsa tha se më 11 qershor populli do të jetë i zgjuar dhe nuk do t’i përfill “përrallat” e dy koalicioneve.

 Kurti u betua  çdo herë me refrenin e njëjtë “me zemër dhe me mendje” se do të punojë që ta bëjë ushtirnë, do ta dërgojë Kosovën në integrim evropian si dhe do të ndërtojë një politikë regjionale.

Po ashtu ai u betua se do të ringjallë institucionet publike ndërsa do të ketë liri të plotë për mediat dhe OJQ-të.

Në këtë fushatë nuk ka harruat të përmend edhe prodhimet vendore ndërsa në fund i ftoi të gjtihë që me mendje e shpresë, me zemër e besë” ta votojnë Vetëvendosjen.

Image

 Kurti: Do të festojmë me zemër

“Me mendje e me shprese më zemër e me besë  votojeni vë dhe numrin e saj  35. Me zemër do të prodhojmë, me zemër do të ndihmojmë, me zemër do të shërbejmë,  me zemër do të mbështesim me zemër do të fitojmë e me zemër do të festojmë.....ju dua shumë me zemër””, tha Kurti.

 Ndërsa kandidati Shpend Ahmeti duke përmendur siç tha ai “arritjet që janë bërë në Prishtinë tha se qytetarët duhet të guxojnë siç kanë guxuar në dhjetor të vitit 2013 kur e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë.

 Ai duke kritikuar dy koalicionet tha se për dallim nga ata Vetëvendosje është e bashkuar.

Ahmeti: Vetëvendosje është e bashkuar

 "Fjala koalicion, do të thotë bashkim , por në Kosovë e kemi situatën ironike. Sepse këto dy koalicionet në fakt janë të ndara mes vet. Këto dy koalicione po luftojnë mes vete ,brenda listave të tyre. A e shihshit  në Gjakovë se si u shtyjshin  për një karrige  anëtarët e dy partive se mos po ulet dikush përpara. E ironia po ashtu është se përderisa koalicionet janë të ndara Lëvizja Vetvendosje është e bashkuar. Ata po luftojnë brenda vetës  ne po rritemi jashtë Vetvendosjes... Kqyreni dallimin që është këtu , ky koalicion që ishte në Qeveri , na e largoj 150 mijë anorë të cilët e gjetën apo e kërkuan fatin në Gjermani, Zvicër e nëpër Evropë. Pra këto koalicione, këta po i nxjerrin qytetarët jashtë a Lëvizja Vetëvendsoje po i bjen brenda sepse po vinë me votu për neve. Knej po bërtasin me hajna nuk ka shtet, anej po bërtasin fitore, këndej Vetvendosje , knej Albin Kurti....Njëri koalicion po e quan veten krahu i luftës unë po i quaj krahu i luftës për pushtet dhe krahu për mbijetesë“, tha Ahmeti.

 Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti në fushatën përmbyllës të këtij subjekti politikë tha se ky tubim madhështor shënon fundin e sundimit. Ajo akuzoi qeverisjen e kaluar se varfërinë e ka hapur si epidemi.

 Dërguti: I erdhi fundi sundimit të vjetër

"Ky tubim madhështor shënon fundin e sundimit të vjetër përfundimtar i kanë sytë dhe veshët e mbyllur, ata i harruan dëshmorët e lirisë ata nuk i dëgjojnë as të gjallët as punëtorin as të papunësuarin as fshatarin as qytetarin, as arsimtarin, as studentin as intelektualin, ata nuk dëgjojnë as zërin e heshtur të vuajtjes në varfëri të asaj varfërie që sundimtarët e hapën si epidemi..... 11 qershori është një prej atyre pak ditëve kur kohët bashkohen me njëra-tjetrën. Sundimtarët e vjetër po dridhen frikën e kësaj dite ata po e ndjenjë që sot nga ky tubim në këtë shesh, ata po e kuptojnë njëherë e mirë se pas dy ditësh do të jenë pjesë e së shkuarës", tha Dërguti.

Ndërsa kryetari i partisë Visar Ymeri tha se koha do të ndryshojë me Albin Kurtin kryeministër.

 Ymeri: Ne sot po korrim suksese dhe fitore

 “Gjatë këtyre viteve të fundit, tellallët dhe zëdhënësit e pushtetit më shumë e sulmonin Lëvizjen Vetëvendosje, se sa Serbinë e Vuçiqin. Ne sot po korrim suksese dhe fitore, për kundër vështirësive të jashtëzakonshme që na ka vënë ky pushtet”, tha Ymeri dhe paralajmëroi se koha do të ndryshojë me Albin Kurtin Kryeministër”, tha Ymeri.

 Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje garon e vetme, ndërsa kandidat për kryeministër ka nominuar Albin Kurtin. Gjatë ditës edhe dy koalicionet kanë përmbyllur fushatat e tyre.

Image

***

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke mbajtur fjalimin e tij në tubimin përmbyllës para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Fjalimi i Kurtit është karakterizuar me përmbajtje e me zotime konkrete.

Ai ka thënë se Vetëvendosje do të punojë krah SHBA-së e Gjermanisë, duke premtuar po ashtu se do t’i ruaj miqësitë në mënyrë të veçantë me këto dy shtete.

Ndërsa, për të korruptuarit ka thënë se ata do të luftohen përmes ligjeve, e në veçanti ligjit anti-mafia, që do të iniciohet nga qeverisja e Vetëvendosjes.

“Me Qeverinë e Vetëvendosjes Prokuroria nuk do t’ua ndriçojë rrugën hajnave. Me qeverinë e Vetëvendosjes do të kemi ligj anti-mafia”, tha Kurti.

Për pushtetarët e deritanishëm Kurti tha se populli më nuk do t’i dëgjojë përrallat e tyre dhe se më 11 qershor populli do t’i rrëzojë ata për dhe.

“Përrallat e tyre janë anestezioni për vjedhjen e buxhetit të shtetit. Më 11 qershor populli do të çohet në këmbë për t’i rrëzuar për dhe këta të korruptuar”, theksoi Kurti.

Ymeri: Koha do të ndryshojë me Albin Kurtin kryeministër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në tubimin përmbyllës, që është duke u mbajtur në Prishtinë, ka theksuar se sot po e festojmë fitoren, ndërsa ai premtoi se koha do të ndryshojë me Albin Kurtin kryeministër.

Para masës së madhe të qytetarëve dhe përkrahësve të Vetëvendosjes të mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Ymeri tha se të gjithë që janë mbledh këtu, të gjithë qytetarët e Kosovës “duan të jemi bazamenti i drejtësisë dhe barazisë, të cilën ky popull i Kosovës e do aq shumë”.

Ymeri tha se nuk mund të ketë fillim të ri, me koalicionet e së vjetrës.

“Qytetarë të Kosovës, Prishtinë dhe qyteteve tjera, bashkatdhetarë që keni ardhur këtu, sot është e qartë se ballafaqimin e kemi të gjithë bashkë, për ballë të atyre që na e vonuan rrugën, rrugën e Kosovës Republikë”, tha Ymeri dhe shtoi se “Klani Pronto” e shfrytëzojë pasurinë e Kosovës për t’u pasuruar dhunshëm, “këta do duhej të turpëroheshin, por këta nuk kanë turp”.

Ymeri tha se fitimi i vjetër nuk ngopet me fitimin e  ri, siç nuk ngopet deti me ujë.

“Gjatë këtyre viteve të fundit, tellallët dhe zëdhënësit e pushtetit më shumë e sulmonin Lëvizjen Vetëvendosje, se sa Serbinë e Vuçiqin. Ne sot po korrim suksese dhe fitore, për kundër vështirësive të jashtëzakonshme që na ka vënë ky pushtet”, tha Ymeri dhe paralajmëroi se koha do të ndryshojë me Albin Kurtin Kryeministër. 

Shpend Ahmeti: Këta nuk janë krah i luftës, janë krah i luftës për pushtet

Ai, koalicionin PDK-AAK-Nisma e ka quajtur “krah të luftës për pushtet”, e jo “krah i luftës” si e quan ai veten.

“Këta po i thonë vetes krahu i luftës, por unë po u them krahu i luftës për pushtet”, tha ai.

Ndërsa, tha se Vetëvendosje është krah i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sipas Ahmetit, vota për Vetëvendosjen do të thotë votë “për veten, familjen, qytetin e shtetin”. 

Ylli Hoxha nga tubimi i Vetëvendosjes: E kemi zbuluar pikën e dobët të Ramush Haradinajt

I pari që ka marrë fjalën në tubimin e Vetëvendosjes në sheshin “Skënderbeu” është Ylli Hoxha.

Në tubimin përmbyllës të VV-së prezent është një masë e madhe njerëzish.

Hoxha ka folur për kundërkandidatin e VV-së, Ramush Haradinajn, për të cilin ka thënë se pikë të dobët e ka postin e kryeministrit.

“Akili e ka pas thembrën, Ramushi postin e kryeministrit”, tha ai.

Sipas Hoxhës, Haradinajn vazhdimisht është mashtruar, herë nga Thaçi, herë nga Mustafa, e tash nga Veseli.

“Hashim Thaçi me tepih të kuq, Isa Mustafa me LAN, e tash Kadri Veseli me kryeministër”, theksoi ai. 

Hoxha tha se edhe VV ia ka gjetur një dobësi Haradinajt.

“Shumë njerëz tuten prej kamerave, por kur kamera vjen bashkë me Albin Kurtin, atëherë tutet edhe Ramushi”, theksoi ai.

* * * *

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që në orët e mbrëmjes në sheshin “Skënderbeu” ta përmbyll fushatën zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje garon e vetme dhe në listë i ka 110 kandidatë.

I nominuar për kryeministër nga radhët e Lëvizjes është Albin Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat