Politika Tallava në Republikën e numrave

Politika

Politika Tallava në Republikën e numrave

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 29 gusht 2017 Në ora: 21:27
Selia e Qeverisë së Kosovës

Koalicioni PAN vazhdon të mos i ketë numrat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. I ka mbetur edhe më shumë se një javë kohë që t`i siguroj këta numra. Në ndërkohe, drejtues të këtij koalicioni kanë tërhequr vëmendjen me pjesëmarrjen e tyre në ahengun e njërit prej këngëtarëve të estradës.

Një ceremoni që normalisht do të duhej të ishte private, u bë kryefjala e mbrëmjes së 28 gushtit. Rrjetet sociale dhe mediet e bënë të veten. Nuk është asgjë e gabuar të festosh çka të dëshiron qejfi e me kë të duash.

Por, ti shihje politikanët teksa hidhnin valle e të kujtoje gjendjen kaotike që po mbretëron në Kosovë, pikërisht për fajin e tyre, ishte me të vërtetë ironike.

Politika e Kosovës, ka vite që ka marr tatëpjetën për shkak të politikanëve grykës. Në tre muajt e fundit, ajo ngjanë në një aheng të muzikës tallava, ku nuk dihet se kush çka po këndon.

Etja për pushtet i ka çoroditur aq shumë këta politikanë sa që po harrojnë nga kanë ardhur e ku rrezikojnë të përfundojnë.

Akuza dhe kundër-akuza të cilat kanë eskaluar edhe në sulme fizike, kanë shoqëruar Kosovën gjatë tre muajve të fundit. Vendi po lëngon nga ata që i kanë zënë frymën rinisë duke i privuar nga e drejta për të lëvizur të lirë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat