Për vendin që po e “mbysin” politikanët

Politika

Për vendin që po e “mbysin” politikanët

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 1 shtator 2017 Në ora: 23:01
Prishtina

Takimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq të enjten në Bruksel, është një dëshmi tjetër se Kosova nuk ka kohë për të humbur në formimin e institucioneve.

Dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës janë çështjet që konsiderohen si urgjente për t`u përfunduar. Një gjë të tillë nuk po e marrin parasysh partitë politike në Kosovës, të cilat tash e tre muaj po e mbajnë vendin të bllokuar duke mos hapur rrugë në krijimin e institucioneve.

Në anën tjetër, janë thuajse të njëjtit bllokues të institucioneve që akuzojnë Presidentin për pjesëmarrje në dialog duke thënë se i njëjti nuk ka mandat për t`i zhvilluar takimet.

Bllokada institucionale që ka përfshirë vendin po e kthen Kosovën prapa. Vetëm javën që po lëmë pas janë shënuar tri incidente me dhunë fizike ndaj disa përfaqësuesve të parive politike.

Mllefi verbal nëpër rrjete sociale po eskalon në dhunë fizike. Policia po i zhvillon hetimet por, rezultatet po mungojnë.  

Vendet mike të Kosovës dhe Bashkimi Evropoan, po bëjnë thirrje të vazhdueshme për formimin sa më parë të institucioneve. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat