“Eksplozivi në aeroplan” tregoi efektin e dobët të organeve të sigurisë

Politika

“Eksplozivi në aeroplan” tregoi efektin e dobët të organeve të sigurisë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 30 nëntor 2017 Në ora: 20:29
Aeroporti i Prishtines

Deputetë dhe njohës të sigurisë thonë se dështimi i radarëve dhe detektorëve për të verifikuar këtë valixhe, përbën një rrezik të madh për aftësinë e institucioneve kompetente për të garantuar siguri gjatë kalimit të kontrollit kufitar në këtë aeroport.

Dështimi i autoriteteve të sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës për të verifikuar një valixhe me eksplozivë në bagazhin e një aeroplani dhe kalimin e një personi të armatosur konsiderohet shqetësues për qytetarët dhe deputetët e vendit.

Futja e kësaj valixheje me eksploziv nuk ka paraqitur rrezik se ajo është bërë me qëllim për të testuar efektin e organeve të sigurisë brenda në aeroport, nga ana e Ministrisë së brendshme.

Por, çfarë do të mund të ndodhte që futja e kësaj valixhe mos të ishte për qëllim të testimit.

Deputet dhe njohës të sigurisë thonë se dështimi i radarëve dhe detektorëve për të verifikuar këtë valixhe, përbën një rrezik të madh për aftësinë e institucioneve kompetente për të garantuar siguri gjatë kalimit të kontrollit kufitar në këtë aeroport.

“Në testimin e fushës së sigurisë së aeroportit, unë mendoj se si testim është ide e mirë dhe duhet bërë sa më shpesh që është e mundur, sepse kjo ndikon në përmirësimin e sigurisë, por pas dështimit në verifikim, unë besoj se duhet të ndërmerren masat e menjëhershme”, thotë për “Bota sot”, Haxhi Shala anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat