Zenaj i quan ‘majmunë’ ata që kritikojnë Haradinajn

Politika

Zenaj i quan ‘majmunë’ ata që kritikojnë Haradinajn

Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:24
Argjend Zejnaj

Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka komentuar kritikuesit e kryeministrit Ramush Haradinaj, për rritje page dhe pushime luksoze.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zejnaj, i ka quajtur në një mënyrë “majmunë” të gjithë ata që kritikojnë Haradinajn, duke përdorur një fjalë të urtë.

‘Kryeministri nuk e ka të lehtë, se sulmet po vijnë nga shumë drejtime, por “Luanin s’mund ta ndalin majmunët”, sa do që mund jenë shumë të tillë!’, ka thënë shefi i kabinetit të ministrit Lekaj, shkruan gazetametro.net.

Kritikuese e ashpër ishte edhe ish-anëtarja e partisë së Haradinajt,  Donika Kadaj-Bujupi. Ajo që dikur qante për Haradinajn, sot i kërkoi të dorëhiqet, duke thënë se Kosova po qeveriset nga njerëz të papërgjegjshëm.

Ndërkohë, Zejnaj ka folur edhe për raportimet e fundit për refuzimin e vizës për Haradinajn nga shteti amerikan, duke thënë se ‘me shqiptarët e vërtetë Amerika nuk hidhërohet’, e për të cilën gjë foli edhe vetë kryeministri i cili tha se po pret akoma marrjen e vizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat