Pas letrës së Veselit, deputeti nga Nisma tregon qëndrimin për Specialen

Politika

Pas letrës së Veselit, deputeti nga Nisma tregon qëndrimin për Specialen

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 10 janar 2018 Në ora: 15:42
Selia e Gjykates Speciale

43 deputetë të Kuvendit të Kosovës kishin nënshkruar për shfuqizimin e ligjit për Gjykatë Speciale.

Disa prej deputetëve kanë qëndruar “stoikë” nënshkrimit të tyre edhe pas pushimit dimëror, por letra e kryekuvendarit, Kadri Veseli ka shkaktuar “lëkundje” të nënshkrimit të tyre.

Deputetë të PDK-së, të cilët të premten e 22 dhjetorit kishin nënshkruar për shfuqizimin e ligjit për Gjykatë Speciale, tashmë thonë se në rast se iu kërkohet nga partia atëherë do të bëjnë tërheqjen e nënshkrimeve të tyre.

Mirëpo, ndryshe prej deputetëve të PDK-së, deputetët e Nisma për Kosovën, qëndrojnë përsëri kundër Gjykatës Speciale.

Ata nuk kanë ndryshuar qëndrim përkundër letrës së shefit të PDK-së, i cili në kolumnën e tij ka treguar qëndrimin e tij për Gjykatë Speciale.

Gjashtë deputetë nga Nisma për Kosovën (Milaim Zeka, Enver Hoti, Alulena Balaj- Halimaj, Zafir Berisha, Haxhi Shala) kanë dhënë nënshkrimin e tyre për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Enver Hoti, ka thënë për “Bota sot” se ata kanë qenë dhe janë kundër Gjykatës Speciale dhe ndryshimi i qëndrimit të Veselit nuk është risi.

Image
Enver Hoti

“Nisma ka qëne dhe është kundër Gjykatës Speciale dhe ashtu do të jetë. Nuk dua të komentoj për letrën e Kadri Veselit, mirëpo ndryshimi i tij nuk është risi pasi që ata vazhdimisht ndryshojnë”, ka pohuar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat