Sistemi i drejtësisë turpi i Kosovës

Politika

Sistemi i drejtësisë turpi i Kosovës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 12 janar 2018 Në ora: 17:18
Shkumbin Mehmeti

Deklaratat e shumta të të burgosurit Shkumbin Mehmetit, shokuan opinionin shqiptar.

Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti pranoi se ishte pjesë e një grupi kriminal, ku u organizuan krime të renda, duke përshirë edhe vrasje politike.

Në deklaratat e tij, përmenden shumë emra të rëndësishëm, ndaj të cilëve prokuroria ende nuk ka marrë masa.

Image                 Dimal Basha

Analisti Politik Dimal Basha në një prononcim për ”Bota sot” ka thënë se drejtësia e ndërkombëtare do ta zëvendësojë drejtësinë e Kosovës.

“Unë nuk mendoj se ka një arsye të shëndoshë pse prokuroria nuk e kryen punën e vet, dhe mu për shkak të kësaj katrahure në drejtësi ne edhe kemi trashëguar Gjykatën Speciale. Pra një drejtësi e ndërkombëtare në mungese te drejtësisë kosovare, që sigurisht na bën të turpërohemi para vetes dhe botës“, ka përfunduar Basha

Ndryshe, Mehmeti ka theksuar gjithashtu se grupi kriminal ishte formuar ne vitin 2001 dhe në atë grup ka edhe personalitete me nam te cilët ai nuk i publikoi.

Aktualisht ai mbahet i izoluar në burgun e sigurisë së lartë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat