Zyrtari i LDK-së përgënjeshtron Hysni Gucatin, tregon qëndrimin për Specialen

Politika

Zyrtari i LDK-së përgënjeshtron Hysni Gucatin, tregon qëndrimin për Specialen

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 15 janar 2018 Në ora: 14:08
Hysni Gucati

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati në një deklaratë për media ishte shprehur i bindur se Ligji për Gjykatën Speciale do të shfuqizohet në Kuvendin e Republikës këtë javë. Madje, ai kishte pohuar se e kanë mbështetjen edhe të deputetëve të LDK-së.

Ai kishte deklaruar se i dinë edhe emrat e deputetëve të LDK-së që e përkrahin shfuqizimin e Ligjit për Specialen. 

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj kryetarit të OVL-së, pas pohimeve të këtij të fundit se kanë mbështetjen e LDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Image
Bajram Gecaj

Ish-këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka komentuar deklaratën e Hysni Gucatit. Gecaj në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se kjo deklaratë është vetëm një manipulim mediatik.

“Deklarata e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Guncati është vetëm një manipulim mediatik”, tha Bajram Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Gecaj duke komentuar deklaratën e Gucatit, tha se LDK-ja do të sillet më përgjegjësi ndaj obligimeve ndërkombëtare.

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të sillet më përgjegjësi ndaj obligimeve ndërkombëtare, prandaj nuk do të votoj asgjë që do të shkonte ndesh me ato obligime dhe që seriozisht do të rrezikonte marrëdhëniet me miqtë e provuar të vendit dhe popullit tonë”, përfundoi Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat