LDK-ja me qëndrim të qartë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

Politika

LDK-ja me qëndrim të qartë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 15 janar 2018 Në ora: 18:51
Selia e Gjykates Speciale

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të sillet më përgjegjësi ndaj obligimeve ndërkombëtare, prandaj nuk do të votoj asgjë që do të shkonte ndesh me ato obligime dhe që seriozisht do të rrezikonte marrëdhëniet me miqtë e provuar të vendit dhe popullit tonë”, ka thënë Bajram Gecaj zyrtar i LDK-së.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati në një deklaratë për media ishte shprehur i bindur se Ligji për Gjykatën Speciale do të shfuqizohet në Kuvendin e Republikës këtë javë. Madje, ai kishte pohuar se e kanë mbështetjen edhe të deputetëve të LDK-së.

“Unë besoj se të mërkurën do të hyjë në rend dite ligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Na besojmë që kemi mbështetje prej deputetëve të gjitha partive. E edhe prej deputetëve të LDK-së”, ishte shprehur Gucati.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj kryetarit të OVL-së së UÇK-së, pas pohimeve të këtij të fundit se kanë mbështetjen e LDK-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se deklarata e Hysni Gucatit është qesharake dhe tendencioze.

“LDK me asnjë çmim nuk do të votojë për të rrënuar marrëdhëniet e mira me vendet mike”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, njëherit edhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se LDK-ja me asnjë çmim nuk do të votojë për të rrënuar marrëdhëniet e mira me vendet mike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat