Çka thonë në Vetëvendosje për dorëheqjen e Donika-Kadaj-Bujupit?

Politika

Çka thonë në Vetëvendosje për dorëheqjen e Donika-Kadaj-Bujupit?

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 17 janar 2018 Në ora: 14:50
Zyrat e VV-së

Kanë vazhduar edhe sot largimet nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas burimeve të mediave, e fundit që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në kryesinë e VV-së, është deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Dorëheqja e saj vije pasi ajo nuk kishte marrë pjesë as në tubimin e Vetëvendosjes që u mbajt ditë më parë në Prishtinë, ku kandidati për kryetar i kësaj Lëvizje, prezantoi platformën e tij, ndonëse në fillim ishte menduar se ajo ishte rreshtuar në anën e këtij të fundit, pas përçarjeve të fundit.

Ndërkohë në Lëvizjen Vetëvendosje, janë shprehur të painformuar në lidhje me dorëheqjen e Kadaj-Bujupit.

I pyetur nga gazeta “Bota sot”, zëdhënësi i VV-së Shkodran Hoti, ka thënë se nuk ka informata për dorëheqjen e deputetes Kadaj-Bujupi.

“Nuk e kam këtë informatë. Nuk jam i informuar për një gjë të tillë”, është shprehur shkurt Hoti.

Dorëheqja e Kadaj-Bujupit, vije pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të anëtarëve tjerë si kryetarit Visar Ymeri, Dardan Sejdiut, Dardan Molliqajt, Frashër Krasniqit, Driton Çaushit, Qendron Kastratit, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat