Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka zhvilluar takim në Strabourg me ambasadorë të shteteve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Pacolli është shprehur se nga ky takim ka marrë mbështetje të fuqishmë në rrugën e faktorizimit ndërkombëtar në vend
Postimi i tij në facebook:
Takim i frytshëm në Strasbourg me ambasadorët e shteteve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Mbështetje e fuqishme në rrugën e faktorizimit ndërkombëtar të vendit tonë.