Ndërkombëtarët po kërkojnë largimin e “krahut të luftës” nga skena politike

Politika

Ndërkombëtarët po kërkojnë largimin e “krahut të luftës” nga skena politike

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 janar 2018 Në ora: 20:05
Haradinaj, Veseli dhe Walker

Udhëheqja e vendit nga klasa politike e dalë nga lufta duhet të ndryshojë, kjo është një kërkesë që ndërkombëtarët e kanë përsëritur pothuajse vazhdimisht.

Ish-diplomati amerikan, Xhejms Rubin kishte deklaruar afër pesë vite më parë, se shpreson që krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është ose bëhet shumë vonë, por ata nuk e dëgjuan këshillën e tij.

Ndërsa, ditë më parë një deklaratë të ngjashme e ka bërë edhe miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, William Walker .

Walker  ka shprehur zhgënjimin e tij për gjendjen aktuale në Kosovë, duke thënë se gjërat nuk janë duke ndryshuar dhe se Kosova ka nevojë për një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë.

“Aktualisht klasa politike që udhëheq vendin ka dalë nga lufta, përderisa tani është koha që ky shtet të ketë një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë. Të gjithë theksojnë se dëshirojnë ndryshimin, por unë ndryshimin nuk po e shoh”, ka pohuar ai.

Deklarata të tilla janë të mirëpritura nga opozita, ndërkaq analistët politikë kanë thënë se Kosova ka nevojë për politikanë të pakorruptuar.

Koha që tu lëshohet udhë njerëzve me orientim drejt EU në bashkëpunim me USA

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku- Rexhepi, ka thënë për “Bota sot” se qytetarët ia besuan vendin “krahut të luftës” vetëm pas vdekjes së Presidentit Rugova.

Sipas Bunjaku- Rexhepit, kjo klasë politike nuk mund ta drejtojë vendin përpara, sepse interesat personale të tyre e kanë dëmtuar atë.

“Qytetarët e vendit ua "besuan" të ardhmen e shtetit dhe orientimin politik të vendit "krahut të luftës" vetëm pas vdekjes së presidentit Rugova. Jo të gjithë, por shumë prej tyre e keqpërdorën në maksimum dhe tani si duket është kulmi. Vërejtjet e atëhershme të Xhejms Rubinit dhe të Walker  Walkerit janë për ne që jetojmë në këtë vend. Klasa politike (krahu i luftës) në vend nuk mundet ta drejtojë vendin përpara, sepse interesat personale të tyre si duket kanë dëmtuar thelbin e shtetit”, ka deklaruar Bunjaku- Rexhepi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat