“Ndërprerja e bisedimeve Kosovë-Serbi, fituesja më e madhe Rusia”

Politika

“Ndërprerja e bisedimeve Kosovë-Serbi, fituesja më e madhe Rusia”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 21 janar 2018 Në ora: 17:26
Nexhat Haziri

Delegacioni i Beogradit zyrtarisht ka deklaruar se nuk do të vazhdojnë bisedimet me Kosovën deri në zbardhjen e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq.

Gjithashtu një arsye tjetër sipas tyre ishte edhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili, gjatë akademisë përkujtimore për masakrën e Reçakut, deklaroi se “Serbia plakë mos të provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”

Lidhur me këtë çështje, delegacioni nga Kosova, në krye me Avni Arifin ka thënë se bisedimet do te vazhdojnë, vetëm pritet të caktohet data nga Brukseli

Image
Nexhat Haziri

Njohësi i çështjeve politike Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot”, se vrasjen e Ivanoviqit Serbia po e shfrytëzon me shumë si një instrument presioni ndaj Kosovës.“Nuk besoj se do të dështojnë negociatat pasi të dyja shtetet gjenden në një trysni të madhe nga Brukseli për vazhdimin e bisedimeve, dhe po ashtu jam i mendimit se as Beogradi e as Prishtina nuk do ta rrezikojnë të ardhmen e tyre evropiane. Është fakt se vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviq në Mitrovicën e veriut i ka komplikuar deri në një masë raportet në mes dy shteteve sa i përket procesit të bisedimeve në Bruksel, vrasje këtë qe Serbia po e shfrytëzon më shumë si një instrument presioni ndaj Kosovës që kjo e fundit të lëshoj pe në disa qështje që kanë të bëjnë me pjesën veriore të vendit tonë. Por pala kosovare nuk duhet të bije në kurthe të tilla shantazhi, por duhet te tregohet e vendosur për të vazhduar procesin e bisedimeve ne Bruksel, për ta fituar më të mirën për Kosovën dhe qytetarët tanë nga këto bisedime, në të kundërtën nëse do të ndërpriteshin këto bisedime për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, fituesja më e madhe do të ishte Rusia, e cila bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk i shehë me sy të mirë” ka pohuar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat