Qeveria konfirmon takimin e Haradinajt me Radojiçiqin, i akuzuar për vrasjen Ivanoviqit

Politika

Qeveria konfirmon takimin e Haradinajt me Radojiçiqin, i akuzuar për vrasjen Ivanoviqit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 22 janar 2018 Në ora: 14:42
Milan Radojiçiq dhe Ramush Haradinaj

Takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj në tetor të vitit të kaluar me Milan Radojiçiq për të kërkuar nga ai mbështetjen e Listës Serbe për tu bërë kryeministër, po konsiderohet si një hap i gabuar dhe i dëmshëm për vendin.

Takimin e Haradinajt me Radojiçiq e konfirmojnë edhe zyrtarët e kabinetit të kryeministrit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk mund të përzgjedhë se kush mund të jetë përfaqësuesi politik i komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në këtë kontekst, takimet që Kryeministri i Kosovës i ka realizuar në të kaluarën dhe mund t’i realizojë në të ardhmen me përfaqësues të komuniteteve, bëhen në bazë të asaj, se kush i përfaqëson ata”, thuhet në përgjigjen me shkrim të ekzekutivit për “Bota sot”. 

Image
Ali Hertica

Por, analisti Ali Hertica thotë se ky nuk duhej të ndodhte ky takim.

“Duke pasur të njohur historikun e Radojçiqit nuk është legjitim e as politike që kryeministri Ramush Haradinaj të jetë në atë pozitë që negociojë me njerëzit të atij kalibri të banditit dhe Bosit të krimit si një negociator legjitim”, thotë për “Bota sot”, analisti Ali Hertica.

Ai shtoi se kryeministri nuk duhet të takohet më me njërëz të sojit të Radojiçiq.

Ndryshe, ish-deputetja e Kosovës nga komuniteti serb, Rada Trajkoviq në një deklaratë për media ka akuzuar Milan Radojiçiq se ai qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat