Hidhen dyshime mbi kontratën për Termocentralin “Kosova e re”

Politika

Hidhen dyshime mbi kontratën për Termocentralin “Kosova e re”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 23 janar 2018 Në ora: 19:55
Termocentrali “Kosova e re”

“Kosova para nënshkrimit apo miratimit të këtyre marrëveshjeve, duhet të sigurohet se këto kontrata janë në pajtim më ligjet dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që të mos përsëriten rastet e mëhershme ku Kosova ka humbur miliona euro si rezultat i marrëveshjeve të dëmshme”, ka deklaruar Ehat Miftaraj nga IKD.

Mospublikimi i kontratës së Termocentralit “Kosova e Re” në gjuhën shqipe, po konsiderohet si vepër penale e bërë nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe njohësve të çështjeve politike.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, të premten e kaluar përmes një konference për media ka publikuar kontratën në fjalë, por vetëm në gjuhën angleze.

Ndërsa ka premtuar se brenda tre muajve do të bëhet publikimi i saj edhe në gjuhën shqipe.

“Kontrata i ka 1000 faqe, përkthimi ka filluar por do të zgjasë deri në 3 muaj, përkthimin po e bën zyra jonë për menaxhimin e projektit, nuk besoj që ka një kosto të lartë”, ka thënë ministri në një deklaratë për media.

Por, përfaqësuesit e shoqërisë civile, thonë se dikasteri i Llukës ka bërë shkelje ligjore për çështjen në fjalë, për faktin se në Kosovë gjuhë zyrtarë është shqipja, e jo anglishtja.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresën elektronike të MZHE-së për të marr një qëndrim zyrtar lidhur me këtë pretendim, por  askush nga ta nuk është përgjigjur.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami duke folur për çështjen në fjalë, ka thënë për “Bota sot” se frika më e madhe e saj, është tek personat që e kanë nënshkruar këtë kontratë.

“Publikimi i kontratës nga ana e MZH-së, edhe pse në gjuhën Angleze është gjë e mirë. MZHE ka premtuar se brenda tre muajve do ta publikoj kontratën edhe në shqipe. Shqetësim mbetet fakti nëse personat përgjegjës, të cilët kanë qenë përgjegjës për negocim kanë kuptuar gjithçka në gjuhë angleze dhe termat e shumtë teknike që përmban kontrata”, ka thënë Bajrami për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat