Lepaja ka disa fjalë për Aleksandar Vulinin

Politika

Lepaja ka disa fjalë për Aleksandar Vulinin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 23 janar 2018 Në ora: 21:14
Fadil Lepaja

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin kishte deklaruar se qëndrimi i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq është një dëshmi se Serbia nuk do të lëkundet nga Kosova.

Vulin kishte theksuar se Serbia s’do ta lëshojë Kosovën.

E, lidhur me këtë deklaratë, analisti politik, Fadil Lepaja në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kjo është një deklaratë për nevoja të brendshme në Serbi. Sepse, sipas tij, pas aktit kriminal të vrasjes së Oliver Ivanoviq, është rritur presioni mbi Qeverinë serbe.

“Mendoj se kjo është një deklaratë për nevoja të brendshme në Serbi, sepse pas aktit kriminal të vrasjes së Oliver Ivanoviq, është rritur shumë presioni mbi qeverinë serbe për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, gjoja të rrezikuar nga shqiptarët”, tha Lepaja.

Ai thotë se vizita e presidentit të Serbisë ka pasur si qëllim për të mos lejuar të i dalë situata nga kontrolli.

“Vizita e Aleksandar Vuçiq duket se ka pasur pikërisht këtë qëllim për të mos lejuar të i dalë situata nga kontrolli, pasi në zgjedhjet lokale kishin fituar në mënyrë absolute pushtetin nëpër komunat serbe. Mendoj se Aleksandar Vuçiq është i vetmi politikan pro evropian në Serbi i cili do dhe mundet të udhëheqë këtë proces të integrimeve të Serbisë në BE, prandaj edhe situata e krijuar në veri ka mundur të ja rrezikoj pushtetin në Serbi”, përfundoi Fadil Lepaja për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat