Dorëheqja e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje nga shumë anëtarë të kësaj lëvizje u konsiderua si tradhëti.
Mimoza Bushrani e cilëson si padrejtësi e bërë ndaj LVV-së. Bushrani në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, thotë se arsyetimet e të dorëhequrve e madje edhe ajo e Ahmetit janë foshnjarake në krahasim me veprat e tyre.
‘’Lëvizjes Vetëvendosje! gjatë tërë ekzistimit të saj si organizatë, i janë bërë shumë padrejtësi. Këto dorëheqje, duke përfshirë edhe largimin e Shpendit, janë vazhdimësi e atyre padrejtësive. Arsyetimet e të dorëhequrve janë foshnjarake në krahasim me veprimet e tyre’’, përfundon Bushrani.
Kujtojmë se Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte dhënë dorëheqje javën e kaluar.
“Prej sot, nuk jam më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”, me këtë fjali e ka përfunduar Ahmeti letrën e tij të gjatë me të cilën ka arsyetuar motivin pse e ka braktisur këtë parti pas shtatë vjetësh aktiviteti në të e nga e cila e nisi edhe mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës.