Analisti politik, Lirim Zorra, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike, ku thotë se slogani i ri i PDK-së dhe zgjedhjet e brendshme, janë një lloj sinjali për zgjedhje, e sipas Zorrajt, zgjedhje mund të kemi edhe për arsye të zhvillimeve të fundit në parlament.
“Çdo parti në çdo kohe duhet të jetë e gatshme për zgjedhje. PDK-ja ka hyrë në zgjedhje te brendshme të cilat sigurisht duhet të tërheqin anëtarë të ri dhe motiv të ri pas disa fitoreve të “Pirros”. Në zgjedhje sloganet janë më shumë reklamë dhe obligim sesa që paraqesin diçka të madhe dhe ndikim në politikë apo jetën e qytetarëve, andaj zhvillimet e fundit në parlament tregojnë që mund të kemi zgjedhje brenda vitit dhe duhet partitë të jenë të gatshme për çdo kohë”- potencoi Zorra për “Bota sot”.