Sot në Kuvendin e Maqedonisë është arritur që të miratohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku është votuar nga 64 deputetë.
Ndërsa, menjëherë pas mbarimit të kësaj seance, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka nënshkruar ligjin për Gjuhën Shqipe.
Kjo seancë nuk kaloi lehtësisht, pasi që opozita krijoi tensione në sallën e Kuvendit. Pasi që nuk u përfillën 35 mijë amendamente të propozuara nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi për “Bota sot”, ka thënë se votimin e këtij ligji është arritur që të rrubullakësohet pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit.
“Me votimin e suksesshëm të Ligjit për gjuhën shqipe në leximin e tretë dhe përfundimtar u arrit rrumbullakësimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë ai.
Për më tepër, ai ka thënë se votimi i këtij ligji është një hap i jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët, ndërsa meritat i`a atributon atyre që luftuan për lirinë dhe se pret zbatimin e këtij ligji.
“Ky hap i jashtëzakontë është arritje e madhe jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë qytetarët, ndërsa merita me e madhe ju takon atyre që nuk janë më, dëshmorëve të lirisë dhe barazisë, UÇK-së, por edhe të të gjithë kontribuuesve ndër dekada. Tash mbetet zbatimi”, ka deklaruar Grubi për “Bota sot”.
Kurse, sjelljen e opozitës e ka quajtur patetike, por për të ka rëndësi që nuk u arrit të pengohet miratimi i ligjit.
“Hapat e opozitës ishin për çdo keqardhje dhe patetike, por me rendësi, nuk arritën ta pengojnë miratimin e ligjit”, ka potencuar Grubi.