Të dorëhequrit e VV-së pro apo kundër Demarkacionit? Flet Fisnik Ismaili

Politika

Të dorëhequrit e VV-së pro apo kundër Demarkacionit? Flet Fisnik Ismaili

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 19 mars 2018 Në ora: 17:05
Fisnik Ismaili

Nesër në Kuvendin e Kosovës në ora 16 do të mbahet seanca me pikë të ditës, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Derisa koalicioni qeverisës është shprehur pro kësaj marrëveshje, edhe LDK është deklaruar se do të votojë pro marrëveshjes, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar kundër.

E Grupi i Deputetëve të Pavarur, i ndarë nga VV i udhëhequr nga deputeti Dardan Sejdiu, ende nuk ka marrë vendim nëse do të votojë pro ose kundër marrëveshjes.

Image
Fisnik Ismaili

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot”, deputeti Fisnik Ismaili.

Ai ka thënë se janë në takime dhe se do të deklarohen gjatë ditës së sotme për qëndrimin e tyre, duke mos dhënë një orë të caktuar se kur do ta bëjnë publik.

“E merrni vesh kur të dalim me qëndrim. Ka kohë ende, për ta marrë qëndrimin. Edhe disa orë, nuk e di se sa”, ka deklaruar për gazetën “Bota sot”, deputeti Fisnik Ismaili.

Ndryshe, nga Qeveria kanë thënë se e kanë siguruar edhe votën e 80-të dhe se marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të ratifikohet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat