Flet deputeti nga LDK: Vatra e krimit të organizuar dhe korrupsionit është Qeveria

Politika

Flet deputeti nga LDK: Vatra e krimit të organizuar dhe korrupsionit është Qeveria

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 11 maj 2018 Në ora: 17:20
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, thotë se Qeveria e koalicionit PANA-Lista Serbe nuk mundet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin pasi që i bie ta luftojnë vetveten.

‘’Kjo qeveri e ka të vështirë ta luftoj vetveten sepse në esencë vatra e korrupsionit , nepotizmit dhe keqpërdorimit të parasë publike ndodhet në këtë Qeveri’’, potencoi Avdyli. 

Deputeti theksoi se kjo qeveri është vatër e familjarëve dhe farefisit duke punësuar mbi 70 zëvendës ministra. 

‘’Qeveri e familjarëve e akrabave me mbi 70 zv ministra ku ndjesia e përgjegjësisë për paranë publike ka humbur që nga dita e parë e saj s’ka se si ta luftoj korrupsionin e krimin e organizuar por shumë herë vepron si një organizim i papërgjegjshëm që përfitimet personale e grupore i kanë prioritet dhe aty këtu ndonjë punë pastaj sa për tu dukur që po punojnë diçka’’, ka thënë Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat