Shqiptarët më të zëshmit sa i përket emrit të Maqedonisë - Bota Sot
Shqiptarët më të zëshmit sa i përket emrit të Maqedonisë

Politika

E martë, 18 shtator 2018

Shqiptarët më të zëshmit sa i përket emrit të Maqedonisë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 13 qershor 2018 Në ora: 14:47
Ilustrim

Emri i ri i Maqedonisë, sipas analistëve shqiptarë në Maqedoni është i mirëseardhur dhe kjo për shkak se ky kompromis e çon vendin drejt BE-së dhe NATO-së.

“Republika e Maqedonisë së Veriut” do të jetë emri i ri i Maqedonisë, duke shënuar kështu zgjidhje të çështjes së emrit në mes të dy vendeve që daton me vite.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, këtë emër e ka konsideruar të përkthyeshëm dhe për përdorim të përgjitshëm, gjersa ka shtuar se kjo marrëveshje i hap rrugë integrimit të vendit në BE dhe NATO.

"Ne kemi një zgjidhje historike shekullore, zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërtimin e miqësisë mes dy vendeve. Vendimi për të forcuar identitetin maqedonas, kombin maqedonas, mbrojtur dhe forcuar edhe një herë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kjo marrëveshje do të konfirmojë dhe forcojë identitetin tonë kulturor. Nga sot emri i ri i do të jetë "Republika e Maqedonisë së Veriut”', ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

Analistët politikë, marrëveshjen aktuale e konsiderojnë si dëshmi që qeveria është serioze që të jetë shembull në rajon dhe kësisoj është qeveri e vendimeve të mëdha.

Xhenis Sulimani analist shqiptar në Maqedoni, ka deklaruar për “Bota sot”, se me marrëveshjen e emrit, tashmë happen rrugët për BE dhe NATO.

Image
Xhenis Sulimani

Duke treguar se si e kanë pritur shqiptarët e Maqedonisë këtë marrëveshje, Sulimani ka thënë se shqiptarët kanë qenë ata më të zëshmit se pala tjetër për ndryshimin e emrit.

“Eurointegrimet për bazë kanë fqinjësinë e mirë, bashkëpunimin rajonal dhe vlerat universale. Maqedonia e cila mëton institucionet euroatlantike duhet t’i kultivojë politikat e mira. Marrëveshja me Greqinë, është një dëshmi se qeveria aktuale është tejet serioze për të qenë shtet shembull në rajon dhe vend me aspirata drejt perëndimit. Të kurorëzosh një çështje e cila daton gati 3 dekada nuk është lehtë, por qeveria Zaev dëshmoi se është për vendime të mëdha dhe vizionare. Me këtë Marrëveshje hapet rruga e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. Me këtë Marrëveshje është bindur edhe faktori ndërkombëtarë se kjo përbërje qeveritare me këmbëngulje është vendosur krah vendeve perëndimore dhe se është imune kundër çfarëdo tentimi për ndikim rus në Maqedoni. Për shqiptarët çfarëdo kompromisi që e çon vendin drejt BE-së dhe NATO-s është i mirëseardhur. Shqiptarët kanë qenë më të zëshëm se pala tjetër për ndryshim të emrit, me çka thyhej barriera drejt eurointegrimeve”, ka thënë Sulimani për “Bota sot”.

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, është përshëndetur nga BE-ja, por edhe nga Shqipëria e Kosova.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test