Tryezat politike shfaqën josinqeritetin e partive politike

Politika

Tryezat politike shfaqën josinqeritetin e partive politike

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 15 qershor 2018 Në ora: 20:30
Tryezat politike

Tryezat politike që u mbajtën për arritje të konsensusit mes paritve politike, siç duket po shkojnë drejt përmbylljes së tyre pa ndonjë marrëveshjë të paraparë.

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se këto tryeza janë dështim dhe vetëm një humbje kohe.

“Prej fillimit kam thënë që mbajtja e tryezave të tilla nuk do të kenë ndonjë efekt. Është vetëm humbje kohe. Nëse partitë politike kanë qenë të sinqerta para idesë për mbajtjen e këtyre tryezave, atëherë këto tryeza është dashur që të shërbejnë për arritjen e një marrëveshje për temat e mëdha që e presin shtetin e Kosovës në javët dhe muajt në vijim”, tha ai.

Image
Faik Krasniqi

Mosmarrëveshjen e partive politike, Krasniqi e quan josinqeritet të partive politike, e sipas tij, , që përveç plaçkitjes dhe zhvatjes së shtetit, asgjë nuk është më primar për ta.

“Por, edhe për gjendjen e mjerueshme në shëndetësi, arsim, ekonomi dhe drejtësi. Kjo tregon josinqeritetin e partive politike, që përveç plaçkitjes dhe zhvatjes së shtetit, asgjë nuk është më primare për ta. Kur vije puna e zhvatjes së shtetit, pozitë dhe opozitë janë si vëllezëri siamez, një dhe të pandashëm”, u shpreh Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat