Vuniqi e quan propagandë lajmin e rrejshëm të Serbisë për Liberinë - Bota Sot
Vuniqi e quan propagandë lajmin e rrejshëm të Serbisë për Liberinë

Politika

E premte, 20 korrik 2018

Vuniqi e quan propagandë lajmin e rrejshëm të Serbisë për Liberinë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 20 qershor 2018 Në ora: 21:17
Rejhana Vuniqi

Sot, mediat serbe raportojnë se Liberia e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Në dokumentin e falsifikuar, thuhet se “Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në bazë të njohurisë se Beograd dhe nuk është gati për të negociuar një zgjidhje me të”.

Këtë lajm të rrejshëm të Serbisë, e quan propagandë zëvendës ministrja e punëve te jashtme, Rejhana Vuniqi, duke theksuar se nuk asgjë të vërtetë për atë lajm.

“Kjo është propaganda e radhës e Serbisë, ashtu si edhe në rastet tjera, edhe kësaj radhe mundohen që me dokumente të rrejshme të manipulojnë me popullin e tyre. Asgjë nuk ka te vërtetë këtu, këtë na e konfirmuan edhe zyrtaret qeveritare të Liberisë”, tha ajo për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test