Tri rastet kur u tradhtua keq LDK-ja, ja çfarë ka kuptuar tash Ramush Haradinaj - Bota Sot
Tri rastet kur u tradhtua keq LDK-ja, ja çfarë ka kuptuar tash Ramush Haradinaj

Politika

E shtunë, 17 nëntor 2018

Tri rastet kur u tradhtua keq LDK-ja, ja çfarë ka kuptuar tash Ramush Haradinaj

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 9 korrik 2018 Në ora: 15:23
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur që të shtunën në mbrëmje,  ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Mbrëmë prita Kryeministrin Haradinaj, me të cilin diskutuam lidhur me qëndrimet e LDK-së për dialogun me Serbinë, qëndrime këto të cilat i kemi bërë publike si Kryesi e LDK-së dhe nga takimi me kryetarët e degëve të LDK-së. Pas kthimit tim në Kosovë, para tre muajsh, ku akoma jam në proces të rehabilitimit fizioterapeutik, më kanë vizituar Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, zv.Kryeministri Limaj, zv.Kryeministri Pacolli si dhe Kryetari i VV-së, z.Kurti. Jam takuar me Ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie, me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O'Connell, më ka vizituar Ambasadorja e BE-së, znj.Apostolova dhe Shefja e EULEX-it, znj.Papadopoulou. Të gjithëve u jam falënderues për kujdesin dhe korrektësinë e treguar. Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë kontributin e saj në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës dhe këtë kontribut po e jep edhe tani si subjekt opozitar parlamentar. LDK është unike në çështjet madhore siç është edhe pozicionimi i saj lidhur me fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.  Të gjitha qëndrimet e LDK-së janë të koordinuara me Kryesinë e LDK-së, me nënkryetarët e LDK-së, me sekretarin e përgjithshëm, me shefin e Grupit Parlamentar, me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së dhe me kryetarët e degëve të LDK-së”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në facebook.

Por, duke e komentuar takimin e Haradinajt me Mustafën, analisti politik Haki Abazi, ka thënë për “Bota sot”, se Haradinaj e ka kuptuar që nuk mund të luajë më me LDK-në përmes sekserëve.

Image
Haki Abazi

“Kjo në fakt është ditë e madhe. Haradinaj e ka kuptuar që nuk mund të luan me LDK-në nëpërmjet sekserëve siç është Astrit Haraqija  e të njëjtit. Haradinaj ka kuptuar gjithashtu që e ardhmja e Kosovës nuk mund të përcaktohet në lojëra të vogla dhe sipas skenarëve të Thaçit”, thekson Abazi.

Ai ka treguar edhe tri rastet kur është tradhtuar LDK-ja.

“Sigurisht që presioni ekziston, por LDK është tradhtuar tre herë: Një thikë pas shpine Fatmir Sejdiut, tradhtia në marrëveshjen për reformën zgjedhore dhe kushtetuese dhe thike pas shpine në rrëzimin e qeverise Mustafa. Çdo lëvizje drejt Thaçit dhe kësaj qeverie është vetëvrasje politike. As përfaqësuesit, e as elektorati i LDK-së nuk pranon të jetë bartëse e finales së dështimeve finale të Thaçit dhe kësaj qeverie që nuk ka legjitimitetin dhe shumicës në parlament”, shprehet ai.

Sipas Abazit, Kosova është para ndryshimeve të mëdha, ashtu siç ka ndodhur në Maqedoni.

“Zgjedhjet janë forma e vetme për të ecur para dhe sa më shpejtë që bie kjo strukturë udhëheqëse, aq më e mundur është të drejtohet procesi mbarë. Kosova është para ndryshimeve të mëdha dhe si në rastin e Maqedonisë, nevojitet një ndryshim radikal dhe largim nga kapja e shtetit qe të mund të marrin frymë proceset demokratike. Thaçi dhe të gjithë ata që sot janë mbi ligjin janë në fazën e përfundimit të karrierës politike, nuk ka logjikë që LDK ose cilado parti tjetër t’i shpëtojë”, ka përfunduar për “Bota sot”, analisti politik, Haki Abazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test