Rriten presionet e Serbisë, Tahiri tregon efektin e temës “ushtri veriore” - Bota Sot
Rriten presionet e Serbisë, Tahiri tregon efektin e temës “ushtri veriore”

Politika

E premte, 20 korrik 2018

Rriten presionet e Serbisë, Tahiri tregon efektin e temës “ushtri veriore”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 9 korrik 2018 Në ora: 23:22
Aleksandar Vuçiq

Politologu Mentor Tahiri, thotë se në fazën e fundit të dialogut kanë filluar të rriten edhe presionet e Serbisë.

Pas shkrimit të një gazete serbe, e cila në ballinën e saj ka shkruar se Vuçiq do ta formojë ushtrinë në veri të Kosovës, Tahiri deklaron se tema e ushtrisë vetëm dëshiron ta rrisë “pazarin” e bisedimeve.

Ai shton se efekti kryesor i manipulimit me temën e “ushtrisë veriore”, në thelb do të jetë bllokimi i formimit të ushtrisë së Kosovës.

Image
Mentor Tahiri

“Tani kur bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë hyrë në fazën finale, do të rritet edhe shkalla e presioneve. Tema si kjo lidhur me një ushtri serbe në Kosovë, në njërën anë kanë efektin psikologjik, kurse në anën tjetër synojnë të rrisin “pazarin” në bisedime. Efekti kryesor i manipulimit me temën e “ushtrisë veriore” në thelb do të jetë bllokimi i formimit të Ushtrisë së Kosovës, më saktësisht nxitja e kundërpeshës së modaliteteve që në të ardhmën Kosova të mos ketë ushtri të saj, kurse kjo po shkon krahas me largimin nga FSK-ja të një numri të pjestarëve që i takojnë komunitetit serb. Kosova e pavarur pa ushtri, do të transmetohej para opinionit serb si një fitore diplomatike në tavolinë, përkundër faktit që Kosova e pavarur do të njihet si realitet”, thotë Tahiri për “Bota sot”.

Mediumi serb të dielën, ka shkruar se “Vuçiq përgatit serbët për luftë, është ai që kontrollon organizatën “Ushtria Veriore””, duke nxjerr në sipërfaqe një deklaratë të njeriut të parë të Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili mban postin e nënkryetarit të Qeverisë dhe Ministrit të punëve të jashtme: “Nëse kjo është e vërtetë, të qoftë me nder president: A mendon dikush se vetë serbët do t’i vënë kokat e tyre në trung?!”, shkruan gazeta serbe.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test