Veriu po rrëshqet nga duart e Kosovës me hapa të shpejtë - Bota Sot
Veriu po rrëshqet nga duart e Kosovës me hapa të shpejtë

Politika

E hënë, 23 korrik 2018

Veriu po rrëshqet nga duart e Kosovës me hapa të shpejtë

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 korrik 2018 Në ora: 08:03
Mitrovicë

“Kosova nuk ka ndikim në veri, ngritja e kryqit tregon se ai vend është sllav dhe kjo është humbje e madhe”, ka thënë për Gazetën “Bota sot”, Muhamet Kelmendi, njohës i çështjeve juridike.

Serbia ka provokuar edhe njëherë shqiptarët. Pasi kishte vendosur shtatoren e Car Llazarit në Sheshin e Mitrovicës veriore, tashmë ka bërë edhe një veprim tjetër po aq të njëjtë.

Javën e kaluar, Serbia ka ngritur një kryq 5 metrash të lartë në kalanë e vogël të Mitrovicës.

Mitrovica i ka dy kështjella, njëra është e madhe e tjetra e vogël, dhe kjo e vogla është më afër qytetit të Mitrovicës, në pjesën e okupuar nga Serbia, pra në veri.

Për kryqin në fjalë, nuk është që ka pasur reagime të mëdha nga politikanët shqiptarë.

E reagim nuk ka pasur as kur është ndërtuar shtatorja e Car Llazarit jo shumë larg prej urës kryesore të lumit Ibër.

Image
Halit Barani

Matanë urës së lumit Ibër, asgjë nuk frymon shqip

Kryetari i Këshillit rajonal për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, thotë për gazetën “Bota sot” se, në atë kala para disa vitesh është vizatuar një kryq i madh me ngjyrë të bardhë, kurse tani mbi atë kryq të vizatuar është ngritur një kryq metali i gjatë disa metra.

“Pra kryqi është ne kalanë e vogël të Mitrovicës. Pa mëdyshje se, ky veprim i bandave kriminele çetnike serbe (i kishave serbe) është edhe një provokim i radhës dhe sa për dijeninë e juaj dhe të atyre që nuk e din, prej urës së lumit Ibër, përkatësisht matanë urës kryesore të lumit Ibër, asgjë nuk frymon shqip, nuk ka asnjë të vetmin simbol të Kosovës, por vetëm flamuj dhe simbole tjera serbe”, thotë Barani.

Sipas, kryetarit të KMDLN-së në Mitrovicë, andej urës së Ibrit veprojnë të gjitha institucionet serbe (të Beogradit), dihet mirëfilli se edhe ata serbë që janë në Parlamentin e Kosovës haptas për çdo ditë deklarojnë se "nuk e njohim Kosovën si shtet, por pjesë e Serbisë".

“Këta fare shqiptaro-hiqet që janë kinse tu e udhëheq Kosovën ua kanë shtri qafen kriminelëve serbë dhe krejt çka kanë dëshirë ata kriminelë janë duke realizuar në këtë tokë të shkret të Kosovës”, përfundon Barani.

Image
Naser Rugova

Rugova: Beogradi po vepron me logjikë mesjetare

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Rugova thotë se, Beogradi është duke vazhduar me logjikën mesjetare.

“Fatkeqësisht logjika mesjetare po vazhdon të jetë plan veprimi i Beogradit zyrtar. Kjo logjikë politike po e afekton komunitetin serb në Kosovë dhe nuk është në përputhje me politikën e fqinjësisë së mirë dhe proceset integruese rajonale dhe euroatlantike”, thotë Rugova për gazetën “Bota sot”.

Kelmendi: Republika duhet të veprojë

Image
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi pohon se, se veriu me marrëveshjet e nënshkruara është tërësisht e pavarur dhe nga atje i kanë larguar 1650 familje shqiptare dhe në ato banesa dhe shtëpi janë vendosur serbët.

“Tash po ndërtohen lagje serbe. I tërë pushteti është serb. Kosova nuk ka asnjë ndikim për këtë kanë vënë përmendoren e Car Lazarit dhe tash e ngritën KRYQIN e përmasave të tilla për të treguar se ai vend është sllav. Ky realitet duhet të ndryshon! Por si? Ka masa ekonomike dhe politike e juridike që e ndryshojnë. Republika duhet të vepron, në të kundërtën vendi është i ndarë dhe kjo është humbje e madhe”, shprehet Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Cani: Çelësi është në duart e Prishtinës

Analisti politik, Bahri Cani thotë se, ngritja e kryqit në vendet prominente, pra ku shihen shumë, në rajonet e banuara me popullatë të krishterë nuk është asgjë e re. Por, sipas tij, fakt është që gjërat e tilla në Ballkan bëhen me konotacione provokimesh.

Image
Bahri Cani

“Ndaj ka ardhur vërtet koha e fundit që përfaqësuesit e partive politike në Kosovë të dakordohen për dialogun me Serbinë, në mënyrë që sa më parë të arrihet marrëveshja ligjërisht e obligueshme për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Dalja e serbëve nga FSK, thellimi i ndasive dhe përçarjeve mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, nuk i shkon në favor askujt në Kosovë. Kjo i shërben vetëm forcave radikale, që mendojnë se gjendja duhet të ashpërsohet deri në atë masë sa të thuhet se këta dy popuj nuk mund të jetojnë së bashku në një shtet dhe këtë ta përdorin si jusfitifikim për idetë e ndarjes së Kosovës. Por unë mendoj se çelësi është në duart e Prishtinës dhe se aty duhet të arrihet marrëveshje për përfundimin e procesit. Nëse dialogu nuk përfundon deri në mars, atëherë Kosova dhe Serbia duhet të presin një kohë edhe më të gjatë deri në normalizimin e raporteve”, thotë Bahri Cani për gazetën “Bota sot”, i cili shton se, është momenti vendimtar kur forcat politike duhet të harrojnë ngjyrat partiake.

Analisti Skënder Zoga, lidhur me këtë çështje ka vlerësuar se, serbët që janë një popull moral shprishur dhe që tipar kryesor kombëtar e kanë gënjeshtrën, nuk ka asnjë lloj mundësie që të bëjnë veprime të ndershme!

Image
Skënder Zogaj

“Shqiptarët njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojnë së kanë të bëjnë me një racë të ndyrë dhe se duhet të mos bien në grackat e njerëzve që edhe zotin e kanë të rremë, prandaj simbolet e zotit të tyre i përdhosin duke i vendosur në toka të huaja, siç ndodhi këto ditë! Por e kanë gabim, me kryqe nuk mund të shkëpusin toka shqiptare, sepse, shqiptarët tash janë shqiponja të lira të cilat po fluturojnë në drejtim të epokës së re dhe civilizimit modern që nuk mund ta ndalojnë ca popa mjekërrqelbur të cilët po mendojnë se janë në kohën e Car Dushanit”, ka deklaruar ai! Zogaj ka theksuar se serbët me këto veprime po e rrezikojnë vetveten dhe po shkojnë kah ngulfatja e vetvetes sepse po i pret “Pashalluku” i Beogradit! “Ka perënduar koha e kryqe e dhe kryqëzatave dhe Kosova është tokë e shqiptarëve për jetë e mot!”, ka theksuar ai.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj shpreson se këto veprime të bëhen duke i respektuar ligjet e Kosovës. “Të shpresojmë që veprimet e tilla të bëhen në kuadër të ligjeve dhe duke respektuar institucionet e Kosovës!”, thotë Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Image
Bajram Gecaj

Provokimet e njëpasnjëshme

Kohë më parë, në veri të Mitrovicës, në rreth-rrotullimin kryesor, është vendosur përmendorja e princit serb. Shtatorja e Car Lazarit është 7.5 metra e gjatë, me peshë 7.5 tonë, si dhe ka një bazament betoni prej tre metrash.

Vendimi për shtatoren, jo fort larg urës së Ibrit që vazhdon të jetë simbol i ndarjes së qytetit të Mitrovicës, ishte marrë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore, pa përkrahjen e këshilltarëve shqiptarë dhe atyre boshnjakë.

Por, edhe përkundër vendimit të njëanshëm, sheshi i “Car Lllazarit” me shtatoren e tij tashmë gjendet në Mitrovicë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test