“Marrëveshja e paqes nuk nënkupton faljen e kriminelëve” - Bota Sot
“Marrëveshja e paqes nuk nënkupton faljen e kriminelëve”

Politika

E mërkurë, 26 shtator 2018

“Marrëveshja e paqes nuk nënkupton faljen e kriminelëve”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 korrik 2018 Në ora: 21:48
Krimet serbe ndaj shqiptarëve

Politologu dhe profesori i politikës ndërkombëtare, Mentor Tahiri ka thënë se spekulimet për faljen e krimeve të luftës janë njëkohësisht pjesë e presioneve si ndërmjet palëve, ashtu edhe brenda skenave politike të dy vendeve.

Image
Mentor Tahiri

“Bisedimet me Serbinë kanë hyrë në fazën finale. Njëkohësisht me këtë ato bëhen gjithnjë e më pak transparente, çfarë ndikon në rritjen e spekulimeve. Spekulimet janë njëkohësisht pjesë e presioneve si ndërmjet palëve, ashtu edhe brenda skenave politike të dy vendeve. Në këtë rast Kosova ka një opinion më të ndjeshëm për shkak të shkallës së gjerë të krimeve që janë bërë ndaj popullatës së saj deri në vitin 1999”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se marrëveshja e paqes në asnjë mënyrë nuk nënkupton që të falën kriminelët apo edhe që në çfarëdo mënyre të ndalen proceset legjitime gjyqësore për të zbardhur krimet.

“Marrëveshjet e paqes rëndom përmbajnë brenda pikave të tyre edhe elemente të pajtimit ndërmjet palëve. Në rast se një marrëveshje e paqes nuk përmban elemente të tilla, ajo në thelb do të ishte jo e plotë. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton që të falën kriminelët apo edhe që në çfarëdo mënyre të ndalen proceset legjitime gjyqësore për të zbardhur krimet. Në këtë drejtim duhet dalluar qartë konceptim “pajtim” me “faljen e krimeve”. Për këtë të dytën nuk mundet asnjëherë të bëhet fjalë, ngase paqja dhe pajtimi nuk do të kishin kuptim”, ka përfunduar Tahiri për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test