Arifi: Për dialogun teknik ende nuk kemi ftesë, takimi i nesërm u anulua nga Serbia - Bota Sot
Arifi: Për dialogun teknik ende nuk kemi ftesë, takimi i nesërm u anulua nga Serbia

Politika

E premte, 20 korrik 2018

Arifi: Për dialogun teknik ende nuk kemi ftesë, takimi i nesërm u anulua nga Serbia

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 12 korrik 2018 Në ora: 09:46
Avni Arifi

Me 18 korrik do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e Federica Mogherinit përmes një komunikate për media, duke thënë se në këtë takim pritet të diskutohen marrëveshjet që nuk po zbatohen dhe hapat tjerë drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian do të takohen më 18 korrik me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta vazhduar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në këtë takim do të shqyrtohet progresi në marrëveshjet e arritura dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me synim që dy palët të vazhdojnë punën në ritëm të intensifikuar”, thuhet në komunikatë.

E derisa takimi në mes presidentëve do të mbahet, takimi për dialogun teknik ende nuk dihet kur do të mbahet, pasi ende nuk ka ftesë.

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Bota sot”, shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, duke thënë se bisedimet për energjinë do të duhej të mbaheshin nesër, por janë anuluar nga pala serbe.

“Unë nuk kam marrë asnjë ftesë. Për Teknik nuk kemi marrë asnjë propozim. Ne kemi propozuar kaherë. Nesër kemi pas bisedime për energji por ato janë anuluar nga pala serbe”, ka thënë Arifi për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test